Mete: FMN dhe BB vlerësuan Shqipërinë si një nga ekonomitë më rezistente në rajon

Ministri i Financave, Ervin Mete në fjalën e tij bëri të ditur se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore vlerësuan se Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon.


Në Tiranë po mbahet sot për herë të parë takimi i konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministri i Financave, Ervin Mete në fjalën e tij bëri të ditur se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore vlerësuan se Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon.

Në takim ishin të pranishëm dhe Kryeminsitri Edi Rama dhe Guvernatori i BSH-së Gent Sejko.

Mete teksa bëri të ditur se mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë vitit të kaluar, theksoi se ky sektor është kthyer në një mbështetës të fortë të zhvillimit dhe rritjes ekonomike për ne, ashtu siç ka qenë prej vitesh për shumicën e vendeve të pranishme në këtë takim.

“Kontributi i këtij sektori, krahas sektorëve të tjerë, ka qenë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare në përballje me një seri goditjesh, ku veç pandemisë dhe efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, vendit tonë iu desh të përballej edhe me pasojat e një tërmeti shkatërrues të vitit 2019”, shtoi ministri.

Sipas tij, edhe në vlerësimet e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore, Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon dhe kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend.

“Kemi pasur një ecuri të mirë të ekonomisë, punësimit, të ardhurave dhe investimeve të huaja. Standard and Poor’s në fund të vitit të kaluar rishikoi perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive”, tha Mete.

Ai vuri në dukje se borxhi publik jo vetëm zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023, sipas vlerësimeve më të fundit, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet që kanë ulur me ritmin më të shpejtë borxhin publik në rajon.

“Jemi angazhuar së fundmi në finalizimin e një strategjie të Menaxhimit të Financave Publike, në koordinim me Bashkimin Evropian, si një nga parakushtet themelore të avancimit me negociatat drejt BE-së, negociata në të cilat kemi pasur vlerësime shumë pozitive nga Komisioni”, vuri në dukje ai.
Rekomandimet që kanë rezultuar nga këto negociata, së bashku me grupin e reformave që presim të dakordësojmë me Komisionin, si pjesë e Planit të Rritjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor besoj, shtoi Mete, do të jenë shtysa të rëndësishme për integrimin e tregjeve, përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe konvergjencës së rajonit me vendet e BE-së.

Ministri theksoi se pjesë e reformave të Menaxhimit të Financave Publike është edhe Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, për të cilën kemi punuar së bashku me FMN-në, me synim përmirësimin e administrimit fiskal dhe efektshmërinë e politikave tatimore.

“Në dinamikat komplekse të zhvillimeve gjeopolitike apo edhe rajonale, është e rëndësishme të forcojmë rezervat për t’u përballur më me efektshmëri me sfidat e ardhshme. Objektiv mbetet arritja e një rritjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, por tashmë edhe të gjelbër. Shqipëria dhe rajoni janë në një pozicion të favorshëm për të realizuar veçanërisht këtë të fundit”, deklaroi ministri.

Ne, e vijoi fjalën Mete, kemi vendosur objektivin e transformimit të Shqipërisë në eksportues neto të energjisë, bazuar në zgjerimin e burimeve të rinovueshme dhe synojmë të zgjerojmë investimet e qëndrueshme në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke adoptuar një kuadër efektiv të taksonomisë së gjelbër.

“Për një rritje gjithëpërfshirëse, kemi nisur një diskutim të thelluar me Bankën Botërore për analizimin e komponentëve të mbrojtjes sociale, me objektivin për të ndërmarrë një qasje reformuese edhe ndaj sistemit të pensioneve”, deklaroi Mete.
Gjithashtu, tha ai, politikat ndaj mbrojtjes së kapitalit njerëzor dhe nxitjes së punësimit mbeten thelbësore, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë.

“Kemi vendosur po ashtu si objektiv inovacionin, digjitalizimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, që është edhe një nga temat e diskutimit sot dhe do të jetë një nga elementët që e ardhmja dikton ta vëmë në funksion të rritjes së produktivitetit dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike”, bëri të ditur ai.

Sfidat për të cilat diskutojmë nuk janë të reja, as të veçuara, nënvizoi ministri, por janë shumë të ndërlidhura mes vendeve, pavarësisht madhësisë së tyre.

Në këtë frymë, vuri në dukje Mete, ndarja e mendimeve sot dhe shkëmbimi i eksperiencave do t’i vlejë adresimit sa më efektiv të këtyre sfidave”, tha.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…