Ibrahimaj: 300 milionë lekë për start up-et në 2024

Nga sot hapen aplikimet për mbështetjen financiare të sipërmarrjeve të reja inovatore ose ato ekzistuese, që duan të përfitojnë nga financimet me anë të granteve të qeverisë shqiptare.


Nga sot hapen aplikimet për mbështetjen financiare të sipërmarrjeve të reja inovatore ose ato ekzistuese, që duan të përfitojnë nga financimet me anë të granteve të qeverisë shqiptare.

Nga fondi prej 300 milionë lekësh mund të përfitojnë kompanitë startup si dhe individë për të ndërtuar dhe zhvilluar më tej sipërmarrjet e tyre.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj përmes fondeve do të mbështeten startup-et në tri faza të tyre.

Ministrja u shpreh se parashikohet të mbështeten 55-75 projekte.

Në fazën fillestare mbështetja shkon deri në 1.5 milionë lekë maksimalisht dhe mund të aplikojë çdo individ që ka një ide.

Në fazën e dytë mbështeten subjekte që kanë 1 vit që operojnë në treg, pra që kanë dorëzuar 1 vit pasqyra financiare dhe kanë krijuar një prototip dhe nëpërmjet fondeve ata mund të zhvillojnë prototipin, i cili duhet të jetë i tregtueshëm. Në këtë fazë mbështetja financiare arrin maksimalisht 4.5 milionë lekë.

Faza e tretë përfshin ato subjekte që tashmë kanë një prototip të zhvilluar, që është i tregtueshëm, por ka ende nevojë për financim që të rritet apo ndërkombëtarizohet. Mbështetja financiare në këtë fazë shkon deri në 9 milionë lekë.

Kjo është thirrja e dytë që qeveria lançon për mbështetjen e startap-eve. Thirrja e parë mbështeti 29 sipërmarrje.

Pjesa më e madhe, tha Ibrahimaj, ekzistojnë, janë regjistruar dhe janë në rrugën e tyre drejt rritjes.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.