Ne…

Asnjë vulë s’më ndalon të flas edhe aty shqip. Të blej shqip. Të këndoj shqip. Të jetoj shqip.


Nga Luela Myftari

Ne …

I vetmi vend që rrethohet nga shqiptarët e vet. Kufijtë e muret thonë se i vendosim vetë.

Prirem ta besoj kur kaloj kufirin, andej nga Konispoli nga ku erdhën fëmijë të katërt gjyshërit e mi, e vijoj të dëgjoj që flasin shqip, ndonëse ndonjëherë fshehurazi.

Edhe kur shkoj në Manastir, apo teksa kaloj kufirin e Maqedonisë. Dëgjoj shqip.

Kur dua të marr aeroplanin në Shkup, gjithmonë qëndroj një ditë aty, të bindem prapë që asnjë vulë s’më ndalon të flas edhe aty shqip. Të blej shqip. Të këndoj shqip. Të jetoj shqip.

Ngado t’i bie për në Preshevë. Marr vulën serbe, po kufiri nuk ma zbeh shqipen kur mblidhemi dhe këndojmë “Bareshën”. Edhe në Vermosh tej të kaloj kufirin drejt Plavës e Gucisë, aty në Vuthaj, malet e Shqipërisë më jehojnë shqip…

Kosova është e lirë sot të vijë sa herë të dojë ta mbushë stadiumin tonë me këngën shqipe. Familjet shqiptare të Kosovës që u mblodhën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, shkatërruar i lanë shtëpitë, pranë nesh gjetën shtëpi. Tashmë janë kthyer në banesat e tyre. Të lirë.

Mikeshat e mia Albulena Malsori Krasniqi e Rina Malsori ato që në klasë i pata janë kaq të bukura e të suksesshme sot në vendin e tyre. Të lira, të këndojnë shqip në vendin e gjyshërve. Pas tyre, shqiptarët e Kosovës veç gëzim më kanë përcjellë sa herë me ta kam punuar. Sot, me një shqiptare të Kosovës do dal të festoj.

E lirë si ajo të këndoj shqip. Alba Alishani , Glauku, Saranda, Isuf Kurtaj , Jetoni… Ideal Gola , plot miq kam nëse shkoj në Kosovë. Unë mbeta vajza që s’u kthye dot të hapë derën e gjyshes së vet.

Dhe si unë janë shumë vajza dhe djem, shqiptarë të Çamërisë, që dyert e gjyshërve i prekin veç mes kujtimeve. Çamëria është plaga e atyre shqiptarëve që s’u kthyen dot kurrë, as sot 80 vite pas masakrave. Por, së paku jemi të lirë ta themi këtë e mos harrojmë t’i kujtojmë njëri-tjetri sa gjak u derdh, sa lot kanë rrjedh, sa dashni duhet me bjerr.

Kosovë e lirë qofsh përherë! Dhe thirr fort, krenare, stoike për shtëpitë që gjyshërit ndërtuan në atë dhé.

Gëzuar Kosovë!

Lexo më shumë nga

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.