Hasani takim me homologët e rajonit në Mynih: Përshpejtim i integrimit evropian
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih pati takime me homologët Mariya Gabriel, Donika Gërvalla-Schwarz, Ian Borg, Grlic Radman.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih pati takime me homologët Mariya Gabriel, Donika Gërvalla-Schwarz, Ian Borg, Grlic Radman, Ilia Darchiashvili, Mihai Popșoi, Elmedin Konaković, Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns.
Hasani njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se me homologët diskutoi agjendën dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.
Konferenca e Sigurisë e Mynihut (MSC) është takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë me pjesëmarrjen e dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe ministrave.
Temat kryesore ishin konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.