“Siguria kibernetike”, Spiropali: Garantojmë mekanizma ligjorë për t’u përballur me sfidat aktuale

Prezantohet në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, projektligji “Për sigurinë kibernetike”.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë (AKCESK), Igli Tafa, prezantuan sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligjin “Për sigurinë kibernetike”.

Ministrja nënvizoi se projektligji është një nga prioritetet e qeverisë që garanton forcimin e nivelit të sigurisë kibernetike në vend.

“Projektligji përmirëson kuadrin ligjor për t’u përafruar me ‘Acqui’ e BE-në që del si domosdoshmëri për t’ju përgjigjur sulmeve apo incidenteve kibernetike dhe për të siguruar mekanizma ligjorë dhe institucionalë për t’u përballur me sfidat aktuale dhe të së ardhmes”, u shpreh Spiropali.

Ministrja Spiropali vlerësoi po ashtu, se ky projektligj reflekton një nga prioritetet e qeverisë duke garantuar forcimin e nivelit të sigurisë kibernetike në vend.

Spiropali solli në vëmendje rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe ngritjes së infrastrukturave të rëndësishme të informacionit, ndërsa theksoi se “në epokën dixhitale teknologjia përshkon çdo aspekt të jetës dhe ka marrë rëndësi globale”.

“Edhe në shoqërinë shqiptare rrjetet dhe sistemet e informacionit luajnë një rol të rëndësishëm ku shpeshtësia dhe ndikimi i incidenteve të sigurisë kibernetike përbëjnë një shqetësim dhe kërcënim serioz për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit”, theksoi Spiropali.
Ministrja bëri të ditur se “parashikohet bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar për forcimin e sigurisë kibernetike në vend dhe përmbushja e detyrimeve ndërkombëtare në këtë fushë”.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.