Ambasadori Canaj, bashkëbisedime konstruktive me drejtuesit shqiptarë në Luginën e Preshevës
Fokus i veçantë ishte takimi me Unionin e bizneseve të Luginës dhe Drejtuesit e Zyrës lokale të OSBE-së.
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Luginën e Preshevës.
Diplomati shqiptar zhvilloi bashkëbisedime tejet konstruktive me Drejtuesit e Komunës së Preshevës, Zyrën për Rininë të kësaj Komune, Drejtues të Komunës së Bujanocit, Drejtues të subjekteve politike të Komunës dhe Deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Gjithashtu, Canaj pati takime me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzat Lutfiu dhe përfaqësues politik e shoqërisë civile nga Medvegja.
Fokus i veçantë ishte takimi me Unionin e bizneseve të Luginës dhe Drejtuesit e Zyrës lokale të OSBE-së.
POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË SERBI
Sot përfundova vizitën dy ditore në Luginën e Preshevës dhe zhvillova bashkëbisedime tejet konstruktive me Drejtuesit e Komunës së Preshevës, Zyrën për Rininë të kësaj Komune, Drejtues të Komunës së Bujanocit, Drejtues të subjekteve politike të Komunës dhe Deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Z.Shaip Kamberi. Më tej vijova me takime pune me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Z.Nevzat Lutfiu dhe përfaqësues politik e shoqërisë civile nga Medvegja. Fokus i veçantë ishte takimi me Unionin e bizneseve të Luginës dhe Drejtuesit e Zyrës lokale të OSBE-së.
Sot përfundova vizitën dy ditore në Luginën e Preshevës dhe zhvillova bashkëbisedime tejet konstruktive me Drejtuesit e…
Posted by Embassy of Albania in Belgrade on Monday, February 19, 2024