Ambasadori King-Smith takon Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.
Ambasadori vlerësoi përparimet e shënuara sa i takon paanshmërisë dhe integritetit të Gjyqësorit dhe diskutuan për adresimin e çështjeve të prapambetura. Së bashku, ata pranuan se reforma në drejtësi nuk është e lehtë apo e shpejtë, por sfidat duhet të përballen.
Ambasadori britanik shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur rritjen e kapaciteteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Shkollës së Magjistraturës, e cila mund të kontribuojë në pavarësinë dhe efikasitetin e Gjyqësorit.
🇦🇱 l Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda…
Posted by British Embassy Tirana on Thursday, February 15, 2024