Bashkëpunim institucional, Gjykata Kushtetuese marrëveshje me Dhomën e Avokatisë
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.
Gjykata Kushtetuese dhe Dhoma e Avokatisë nënshkruan marrëveshjen kuadër për bashkëpunim institucional ndërmjet tyre.
Marrëveshja u nënshkrua dje nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.
Marrëveshja ka si qëllim nxitjen dhe mbështetjen e interesit të përbashkët të dy institucioneve në zhvillimin e mendimit juridik, të doktrinës dhe të botimeve shkencore, me qëllim promovimin e kërkimit shkencor dhe rritjen e kapaciteteve të praktikantëve të ligjit, kryesisht nëpërmjet realizimit të aktiviteteve shkencore të përbashkëta dhe periodike.
Këto aktivitete do të jenë në formën e konferencave shkencore, trajnimeve, seminareve dhe tryezave të përbashkëta të punës, në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të lidhura me to.
(ATSH)