Rama: 30% më shumë turistë turq në Shqipëri, investimet turke në sektor të mirëseardhura

Kryeministri Edi Rama nga Ankaraja, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se investimet nga Turqia në vendin tonë janë të mirëseardhura.


Kryeministri Edi Rama nga Ankaraja, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se investimet nga Turqia në vendin tonë janë të mirëseardhura.

“Kemi bërë progres dhe jemi vullnetplotë për të bërë edhe më shumë progres në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Jam shumë i kënaqur zoti president, që vitin e shkuar, përveçse Shqipëria arriti një numër rekord, mbi 10 milionë turistë, numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30% dhe ne shohim një potencial shumë të madh edhe në këtë aspekt”, tha Rama.

“Unë jam i bindur që ju nuk mërziteni kur turistët turq vijnë në Shqipëri dhe nuk shkojnë në Antalya dhe jam i sigurt që ministri juaj i Turizmit do të nxisë investimet në fushën e turizmit pasi edhe këtu Turqia ka krijuar një nivel ekselence dhe patjetër që për ne investimet turke janë të mirëseardhura. Kemi arritur në shifrën e 3,7 miliardë eurove, por siç e nënvizuat edhe juve në takimin e Këshillit të Lartë Strategjik, potenciali është për shumë më tepër, për të mos folur pastaj për volumin tregtar që me çdo kusht ne duhet ta ngremë në të paktën mbi 1 miliardë euro dhe këtu tani do ishte mirë që t’ju propozoja të vinim një bast që ju të futeshit në sedër edhe ne t’ia dilnim kësaj, por bastet në Turqi vazhdojnë të jenë të ndaluara”, shtoi Kryeministri.

Rama vlerësoi dhe marrëveshjen për lejet e drejtimit.

“Faleminderit shumë për lejet e drejtimit që ju i miratuat dhe tani shqiptarët do të mund të lëvizin lirisht me automjetet e tyre, me lejet e drejtimit. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë, por e mirëkuptojmë vonesën”, nënvizoi Kryeministri Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Investimet që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj: “Tirana, nga qytet i izoluar në qendër turizmi

Programi "Urat e reja për Shqipërinë 2030" është një program i ri zhvillimi i pronave publike.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investimet që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj: “Tirana, nga qytet i izoluar në qendër turizmi

Programi "Urat e reja për Shqipërinë 2030" është një program i ri zhvillimi i pronave publike.