Ambasadorja Pang: Bashkëpunimi kino-shqiptar do ta hapë faqen e re të miqësisë tradicionale

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Pang Chunxue botoi në “Gazetën shqiptare” një artikull me titull: “Ka ardhur koha që bashkëpunimi Kinë-Shqipëri të vazhdojë miqësinë tradicionale në një kapitull të ri”,


Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Pang Chunxue botoi më 9 shkurt në “Gazetën shqiptare” një artikull me titull: “Ka ardhur koha që bashkëpunimi Kinë-Shqipëri të vazhdojë miqësinë tradicionale në një kapitull të ri”, ku u hidhet një vështrim marrëdhënieve miqësore midis Kinës dhe Shqipërisë, shprehet optimizmi për perspektivën e zhvillimit ekonomik të Kinës dhe promovohen konceptet e Kinës për punët e jashtme dhe për formimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Në artikull vihet në dukje se në vitet ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, populli kinez dhe ai shqiptar shkruan bashkërisht historinë e miqësisë që kapërcen malet e detet. Mbi 140 objekte me ndihmën kineze i dhanë mbështetje të rëndësishme zhvillimit ekonomik e shoqëror të Shqipërisë dhe një pjesë prej tyre luajnë rol edhe sot. Ndërkohë, Shqipëria është ndër vendet e para që e njohën Republikën Popullore të Kinës dhe vendosën marrëdhënie diplomatike me të, dhe dha kontribut historik për rivendosjen e të drejtave të ligjshme të RP të Kinës në OKB. Pavarësisht nga ndryshimet në situatën ndërkombëtare, ndjenjat miqësore janë ruajtur gjithmonë në zemrat e të dy popujve.

Në shekullin e ri, Kina dhe Shqipëria kanë ruajtur prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm, me ndërveprime të shpeshta midis liderëve të të dy vendeve dhe me thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, teksa shkëmbimet njerëzore janë bërë më të ngushta. Në vitin 2023, vëllimi i tregtisë kino-shqiptare arriti në 1 miliard e 32 milionë dollarë amerikanë dhe Kina është bërë partnerja e dytë më e madhe tregtare e Shqipërisë. Të dyja vendet kanë përfunduar procesin e dhënies së lejes për hyrjen në Kinë të produkteve bujqësore cilësore shqiptare, si mjalti, bulmeti etj., nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin turistik dhe marrëveshjen e heqjes së ndërsjellë të vizave, gjë që ka lehtësuar shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve. Të gjitha këto na shtojnë besimin për të ardhmen e marrëdhënieve midis dy vendeve, shkruan ambasadorja Pang në artikull.

Në situatën e tanishme ndërkombëtare me ndryshime dhe trazira, Kina është në anën e drejtësisë e të paqes dhe është e gatshme të përpiqet me të gjitha vendet paqedashëse për të mbrojtur bashkërisht sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në ligjin ndërkombëtar, për të kundërshtuar hegjemonizmin e politikën e forcës të çdo forme dhe për të zbatuar multilateralizmin e vërtetë, duke dhënë kontribut më të madh për paqen, qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe lulëzimin e botës, përfundon artikulli i ambasadores Pang i botuar në “Gazetën shqiptare”.

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.