Kumbaro: Zvërneci, thesar i bukurive natyrore dhe trashëgimisë
Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen rreth 14 km larg nga Vlora, aty ku mbaron Pylli i Sodës dhe fillon Laguna e Nartës.
Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen rreth 14 km larg nga Vlora, aty ku mbaron Pylli i Sodës dhe fillon Laguna e Nartës.
Vitet e fundit Zvërneci është kthyer në një ndër pikat turistike më të vizituara. Pas investimeve të fundit dhe ndërtimit të urës turistë të shumtë zgjedhin të kalojnë në çdo stinë ditët me diell në ishullin e bukur, brenda Lagunës së Nartës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Zvërneci, duke ftuar turistët ta frekuentojnë atë.
Kumbaro tha se Zvërneci është një thesar i bukurive natyrore dhe trashëgimisë sonë.
Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X pas Krishtit.
Në anën tjetër të ishullit gjendet Kisha e Shën Triadës. Kjo kishë është e dëmtuar dhe e pariparuar akoma.
I tërë peizazhi krijon një ansambël shumë të bukur natyror, plot me kontraste dhe ku gjenden në harmoni bukuria me qetësinë e këtij vendi.
Zvërneci mbetet një nga pikat më të afërta ku gërshetohet bukur turizmi natyror me atë detar dhe kulturor, ku historia prehet në krahët e natyrës.
(Marrë nga ATSH)
Ditë të mbarë me rrezet e para☀️ mbi 📍Zvërnec, një thesar i bukurive natyrore dhe trashëgimisë sonë💎🌲⛪
🎥 @vlora_bybenard
Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Tuesday, February 20, 2024