King-Smith takon Celibashin: Reforma Zgjedhore të miratohet përpara zgjedhjeve parlamentare

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të konfirmuar mbështjen e Mbretërisë së Bashkuar për Komisionin.


Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të konfirmuar mbështjen e Mbretërisë së Bashkuar për Komisionin.

Siç bëri të ditur ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Të gjitha perspektivat politike duhet të përfshihen në debatin mbi Reformën Zgjedhore”, tha ai.

Së fundmi, ka nisur punën komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore me bashkëdrejtues Damian Gjiknurin nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD.

Komisioni ka zhvilluar dy seanca deri tani online, pasi mbledhjet fizikisht janë bllokuar nga deputetë të opozitës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve herë pas here i ka bërë thirrje Kuvendit të adresojë ndryshimet e domosdoshme pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ka theksuar nevojën e miratimit të reformës kohë para zgjedhjeve, për të mundësuar kohën e duhur për zbatimin e saj.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…