Balla me kreun e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit: Ekspertizë britanike për vetëpastrimin e policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pret drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (National Crime Agency) të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar


Lufta ndaj krimit të organizuar dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit ishte në qendër të diskutimeve mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (National Crime Agency) të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Balla ka publikuar foto dhe detaje i zhvilluar të enjten në Tiranë.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (National Crime Agency) Graeme Biggar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj”, njofton Balla.

Vetëpastrimi në Policinë e Shtetit është një nga zotimet kryesore të ligjëruara nga ministri Balla, që prej marrjes së detyrës në krye dikasterit të rendit dhe sigurisë, si një nga instrumentet për të rritur efikasitetin e organizatës së Policisë së Shtetit në luftën ndaj krimit të organizuar.

NCA ka më shumë se 5000 oficerë me role të ndryshme për të mbrojtur publikun nga krimi i rëndë dhe i organizuar. Selia e NCA-së është në Londër, me qendra kryesore në Bristol, Birmingam dhe Uarrington, si dhe zyra rajonale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu për të kryer misionin e saj, NCA ka shtrirë marrëdhëniet e saj në të gjithë botën me ekipe dhe oficerë të bazuar në më shumë se 40 vende.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…