Gonxhja: Mbështetje direkte për ekonominë e industrinë kreative dhe artizanatet

Ministri Gonxhja pret drejtoreshën e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, Stefania Vizzaccaro


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e cilësoi, trashëgiminë dhe kulturën si themele e katalizatorë të zhvillimit ekonomik.

Ministri Gonxhja priti në Tiranë, drejtoreshën e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, Stefania Vizzaccaro dhe ekipin e saj.

“Diskutuan mbi strategjitë dhe projektet në proces e të ardhshme për të përmirësuar infrastrukturën kulturore në Shqipëri, për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore, si dhe për të inkurajuar investimet në fushën e kulturës e në programet e mbështetjes direkte për ekonominë e industrinë kreative dhe artizanatet”, tha Gonxhja.

Ministri theksoi se, bashkëpunimi ynë synon gjithashtu të krijojë mundësi të reja për bizneset lokale dhe të nxisë inovacionin e zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm përmes financimeve të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

“Ndihma për kushte më të mira për shkollat profesionale është gjithashtu vlerë shumë e rëndësishme e shtuar për zhvillimin e vendit “, tha ai.

(Marrë nga ATSH)

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…