Gonxhja me ambasadorin gjerman Bergner: Potenciale për programe bashkëpunimi

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me ambasadorin gjerman Karl Bergner


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman në Tiranë, Karl Bergner dhe ekipin e tij ku diskutoi sfidat dhe mundësitë për zhvillime të reja për biznesin shqiptar e gjerman dhe forcimin e tregut të punës, për të nxitur e mbështetur stabilitetin e nevojshëm ekonomik.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja bëri të ditur se me ambasadorin diskutoi mbi potencialet për projekte e programe bashkëpunimi.

POSTIMI I MINISTRIT GONXHJA

Bashkëpunim i frytshëm!

Kënaqësi takimi energjik i punës me Ambasadorin Gjerman në Shqipëri, z. Karl Bergner dhe ekipin e tij, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë për zhvillime të reja për biznesin shqiptar e gjerman dhe forcimin e tregut të punës, për të nxitur e mbështetur stabilitetin e nevojshëm ekonomik.

Diskutuam mbi potencialet për projekte e programe bashkëpunimi, përshpejtimin e punëve në proces dhe gjenerimin e ideve të reja për lehtësi investimesh në industri prodhuese, teknologji dhe inovacion 🚀, sikurse sinergjinë për lëmin e kulturës dhe çështjet e punësimit, zonat e lira ekonomike dhe aftësimin profesional.

🤝 Bashkëpunim i frytshëm 🇩🇪🤝🇦🇱!

Kënaqësi takimi energjik i punës me Ambasadorin Gjerman në Shqipëri, z. Karl Bergner…

Posted by Blendi Gonxhja on Saturday, February 24, 2024

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”