Ekonomia e Kinës në vitin 2024 – vazhdim i një rimëkëmbje dhe një zhvillimi më të lartë cilësor

Rritja ekonomike në vitin 2023 tregoi një rimëkëmbje më të madhe dhe një zhvillim me cilësi të lartë.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se në vitin 2023 për pjesën më të madhe të vendeve të globit do të ndihej një rënie e rritjes ekonomike. Që në vlerësimin fillestar për rritjen ekonomike për vitin 2023, parashikimi pothuajse për shumë vende do të ishte një rënie e saj krahasuar me rritjen ekonomike në vitit 2022. Në nivel global parashikimi për vitin 2023 do të ishte ulja e rritjes ekonomike në 2.7% nga 3.2% në vitin 2022. Për ekonomitë e avancuara në 1.1% në vitin 2023, krahasuar me 2.4% në vitin 2022. Për SHBA një rritje në 1.0% në vitin 2023, krahasuar me 1.6% në vitin 2022. Për Bashkimin Evropian në 0.7% nga 3.2% në vitin 2022. Për ekonomitë emergjente dhe në zhvillim parashikimi për vitin 2023 mbeti i njëjtë me rritjen në vitin 2022 në 3.7%. Ndërsa për ekonominë e Kinës parashikimi për vitin 2023 do të ishte një rritje ekonomike më e lartë, nga 3.2% në vitin 2022, në 4.4% në vitin 2023.


Festa e Pranverës tradicionale kineze /CFP

Ndërkohe rritja ekonomike për vitin 2023 tregoi një ndryshim me parashikimet fillestare, sepse pati një rikuperim të ngadaltë të ekonomisë. Rritja ekonomike në nivel global në vitin 2023 rezultoi pak më e ulët se parashikimi fillestar. Për Bashkimin Evropian rritja ekonomike në vitin 2023 rezultoi e njëjtë me parashikimin në 0.7%. Ndërsa për ekonomitë e tjera rezultoi më e lartë se parashikimi. Për SHBA rritja ekonomike për vitin 2023 rezultoi 1.4%. Për ekonomitë e avancuara rritja ekonomike në vitin 2023 rezultoi në 1.5%. Për ekonomitë e vendeve emergjente dhe në zhvillim, rritja ekonomike rezultoi në 4.0%. Ekonomia e Kinës tregoi një rimëkëmbje të lartë. Sipas vlerësimeve fillestare rritja ekonomike në vitin 2023 është 5.2% më e lartë se parashikimi fillestar në 4.4%.

Një opinion është shfaqur midis shumë ekonomistëve, gazetarëve dhe analistëve të tjerë në lidhje me ngadalësimin aktual të ekonomisë kineze. Ky vlerësim ka të ngjarë të jetë i parakohshëm dhe ndoshta thjesht i gabuar. Kjo hipotezë konfirmohet në të dhënat agregate kombëtare për ecurinë e ekonomisë për vitin 2023. Ekonomia e Kinës në vitin 2023 u zgjerua në nivel shumë të lartë krahasuar me rritjen në vitin 2022, kur ndërkohë ekonomitë e shumë vendeve, treguan ulje të rritjes ekonomike. Rritja ekonomike për vitin 2023 u mbështet nga rritja e investimeve dhe e konsumit. Rritja e të ardhurave të disponueshme për banor në nivel kombëtar si dhe në zonat urbane e rurale shënoi një pikë kthese për rritjen e shpenzimeve për konsum.

Në vitin 2023, investimet në asetet fikse (me përjashtim të familjeve rurale) arriti në 50,303.6 miliardë juanë, ose një rritje në 6.4 për qind reale. Dhe konkretisht investimet në infrastrukturë u rritën me 5.9 për qind, investimet në prodhimin e manifakturës u rritën me 6.5 për qind dhe zhvillimi i pasurive të paluajtshme u ul me 9.6 për qind. Duke zbritur investimin në zhvillimin e pasurive të paluajtshme, investimet private u rritën me 9.2 për qind. Investimi në industritë e teknologjisë së lartë u rrit me 10.3 për qind,. Investimet në prodhimtarinë e teknologjisë së lartë dhe shërbimet e teknologjisë së lartë u rritën përkatësisht me 9.9 për qind dhe 11.4 për qind. Për sa i përket prodhimit të teknologjisë së lartë, investimet në prodhimin e automjeteve dhe pajisjeve të hapësirës ajrore, në prodhimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të zyrës dhe në prodhimin e pajisjeve elektronike dhe komunikimit u rritën përkatësisht me 18,4 për qind, 14,5 për qind dhe 11,1 për qind. Sa i përket shërbimeve të teknologjisë së lartë, investimet në shërbimet për transformimin e arritjeve shkencore dhe teknologjike dhe në shërbimet tregtare online janë rritur përkatësisht me 31.8 për qind dhe 29.2 për qind.

Në vitin 2023, shpenzimet e konsumit për frymë në nivel kombëtar arritën në 26,796 juanë, një rritje nominale prej 9.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar, dhe një rritje reale prej 9.0 për qind. Për sa i përket zonave urbane dhe rurale, shpenzimet për konsum për frymë të banorëve urbanë arritën në 32,994 juanë, një rritje prej 8,6 për qind, dhe rritja reale ishte 8,3 për qind. Shpenzimet për konsum për frymë të banorëve ruralë ishin 18175 juanë, një rritje prej 9.3 për qind dhe rritja reale ishte 9.2 për qind. Në vitin 2023, të ardhurat e disponueshme mbarëkombëtare për frymë të banorëve ishin 39,218 juanë, një rritje nominale prej 6.3 përqind, krahasuar me atë të një viti më parë dhe një rritje reale prej 6.1 përqind. Për sa i përket vendbanimit të përhershëm, të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve urbane ishin 51,821 juanë, një rritje nominale prej 5.1 përqind krahasuar me atë të një viti më pare, dhe një rritje reale prej 4.8 përqind. Të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve rurale ishin 21,691 juanë, një rritje nominale prej 7.7 përqind krahasuar me atë të një viti më parë, dhe një rritje reale prej 7.6 përqind.

Rimëkëmbja globale, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe luftës në Ukrainë, mbetet e ngadaltë dhe e pabarabartë. Rritja globale është parashikuar të ngadalësohet nga 3.5 për qind në 2022, në 3.0 për qind në 2023 dhe 2.9 për qind në 2024. Për ekonomitë e përparuara, ngadalësimi i pritshëm është nga 2.6 për qind në 2022, në 1.5 për qind në 2023 dhe 1.4 për qind në vitin 2024. Për SHBA-në rënia ishte parashikuar nga 1.6% në vitin 2022 në 1.0 përqind në vitin 2023. Për ekonomitë emergjente dhe në zhvillim, ishte parashikuar rënia nga 4.1 përqind në 2022, në 4.0 përqind në 2023 dhe në vitin 2024. Dhe për Kinën nga 5.0 përqind në 2023 në 4.2% në 2024 veçanërisht si reflektim i rënies së investimeve të pasurive të paluajtshme dhe të pronave.


CFP

Rritja ekonomike në vitin 2023 tregoi një rimëkëmbje më të madhe dhe një zhvillim me cilësi të lartë. Rimëkëmbja ekonomike ka filluar, por sigurisht mbetet e brishtë. Opinionet e përsëritura për një rënie të ekonomisë së Kinës në vitin 2024 qëndrojnë në nivelin e parashikimeve. Konferenca vjetore e Punës Ekonomike Qendrore, që u mbajt në Pekin në 11 Dhjetor te vitit 2023, vendosi prioritetet ekonomike për vitin 2024. Nisur nga progresi ekonomik gjatë vitit 2023, konferenca ka mbështetur pritshmëritë e ekonomistëve për një objektiv të rritjes ekonomike prej rreth 5% për vitin 2024, më i lartë se parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe nga i opinioneve të ngritura.

Burimi: CRI.CN

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.