Bullgaria me shumë miq në Tiranë!

Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri dha një pritje zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të vendit të saj.


Nga Dash Frashëri

Bullgaria me shumë miq në Tiranë!

Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri dha një pritje zyrtare në “Maritim Plaza”, me rastin e Festës Kombëtare të vendit të saj (3 mars), e cila përkoi edhe me vizitën e nivelit të lartë të kryetarit të Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, në Tiranë

Miq të shumtë ishin të pranishëm në pritje, përfshirë ambasadorë, diplomatë, ministra, deputetë, gazetarë, biznesmenë, miq të ndryshëm, si drejtues të bankës bullgare që operon në Shqipëri, “FIBANK”.

Gjatë ceremonisë u ekzekutuan himnet e Shqipërisë dhe të Bullgarisë, të cilat u përcollën me respekt.

***

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov, gjatë fjalës së tij tha se “3 marsi ka një rëndësi të thellë historike për Bullgarinë. Në këtë ditë në vitin 1878, Bullgaria u çlirua dhe fitoi sovranitetin e vet kombëtar. Kjo ditë simbolizon shpirtin e palëkundur dhe qëndrueshmërinë e popullit bullgar, i cili gjithmonë ka pasur si synim lirinë dhe pavarësinë. Kjo është një ditë krenarie dhe festimi për të gjithë bullgarët, kudo që të ndodhen nëpër botë”.

“Trashëgimia e pasur kulturore, traditat e gjalla dhe mikpritja e ngrohtë të Shqipërisë më lanë mua dhe familjes sime një përshtypje të qëndrueshme. Ne gjetëm shumë miq të rinj. Shkëmbimi kulturor mes dy vendeve tona është i çmueshëm, duke nxitur një kuptim më të madh të ndërsjellë dhe miqësi mes popujve tanë. Në vigjiljen e 1 marsit duhet të kujtojmë dhe traditën bullgare të verores një simbol i shëndetit, rinovimit dhe ardhjes së pranverës, që prapë tregon sa gjëra të përbashkëta ne – bullgarët dhe shqiptarët kemi mes nesh”.

“Duke festuar Ditën Kombëtare të Bullgarisë, le të rikonfirmojmë angazhimin tonë për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes kombeve tona. Le të vazhdojmë të ndërtojmë ura të kuptimit të mirë dhe respektit të ndërsjellë – në këtë mënyrë hapim rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë”, tha ambasadori Kirov.

Gjatë fjalës së tij në Pritjen zyrtare, Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, vlerësoi kontributin që jep Shqipëria për stabilitetin në Ballkan, rolin e pakicës kombëtare bullgare në miqësinë midis dy popujve.

Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe kryetari i shoqatës “Miqtë e Bullgarisë”, ish-deputeti Koçi Tahiri.

Edhe unë si botues i gazetës online “Tirana Diplomat” isha i ftuar.

Pritja zyrtare u ndoq edhe nga mediat bullgare, të cilat shoqëronin kryeparlamentarin Jeliazkov, gjatë vizitës në Shqipëri.

Një kuartet luajti pjesë muzikore gjatë ceremonisë.

***

TAKIME TË RËNDËSISHME TË KRYEPARLAMENTARIT JELIAZKOV

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cilësoi investim strategjik në sigurinë e rajonit, rolin e Bullgarisë në mbështetje të integrimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, në Tiranë, Nikolla shtoi se ky qëndrim i Bullgarisë është një garanci për sigurinë e rajonit, në veçanti kur palë të treta po tentojnë të rrisin ndikimin e tyre në Ballkan.

Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, tha se po punohet që brenda vitit të vendoset linjë ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Sipas tij, kjo linjë ajrore do t’i japë një hov të ri turizmit mes dy vendeve.

Kreu i Kuvendit të Bullgarisë tha se Shqipëria është kampione e Ballkanit për sa i takon udhës së saj drejt integrimit në familjen europiane.

Edhe Presidenti Bajram Begaj e priti në një takim kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, Rossen Jeliazkov

Marrëdhëniet politike mes dy vendeve, procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, intensifikimi i raporteve ekonomike, rritja e shkëmbimeve tregtare, si dhe ngritja e infrastrukturës në ndihmë të këtij procesi, ishin në fokus të këtij takimi.

Presidenti Begaj falënderoi Bullgarinë për mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE, për nismat e përbashkëta multilaterale, për kontributin me trupa ushtarake në KFOR, si dhe theksoi rëndësinë e rritjes së marrëdhënieve ekonomike në nivelin e atyre politike.

EKSPOZITA “DIPLOMACIA DHE ARTI”


_________________________

Tiranë, më 27 shkurt 2024

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…