Zelenski në Tiranë!
Ministri Hasani mirëpriti në aeroportin e Rinasit presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka mbërritur në Shqipëri.
Avioni i presidentit ukrainas, u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte.
Zelenski u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Presidenti Zelenski viziton për herë të parë Tiranën ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.
“Nder i madh të presësh Presidentin Zelenskyy në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, deklaron Hasani në një postim në rrjetin X.