“La dolce vita”, një kontrapunkt aktual edhe i shoqërisë sonë

Një botë kukullash, një botë teatri. Botë që duket në dritë, po që s’ka më dritë.


Nga Josif Papagjoni

Ndonëse e kam parë disa herë filmin antologjik “La dolce vita” të Frederico Fellinit, tek po e shihja mbrëmë vonë, nuk e di pse një drithërimë, një tronditje, një si shembje brenda meje më trandi me tërësej.

Çfarë fuqie parashikuese ka arti, qe i pari mendim që më erdhi dhe ma fshikulloi trurin.

I xhiruar në vitin 1960, pra 64 vjet më parë, me Marcello Mastroiann-in si aktori kryesor, ai nuk sjell thjesht Romën e atyre viteve, as një Romë të kredhur në vjetërsi, arkeologji, kode, mistikë, vdekje, por shoqërinë njërëzore krejt, kastën e saj limontime; sjell një “Quo Vadis” të tmerrshëm, të pamëshirshëm. Ku po shkon, o njeri? Shoqëri, qytetërim, ku po shkon? Përveçse një kaosi të organizuar si teatër e të qëllimtë, të një shoqërie të veleritur, pa ideal, pa drejtim, pa një kapistër morale, më tmerroi ideja gjeniale e Felinit, ajo e kotësisë, e bjerrjes, e absurdit, e gjithçkaje që përdhoset, shembet, kalbet, që bie erë kërmash morale e sociale; e një shoqërie të kthyer në spektakël, që kënaqet me perversitetin e vet, mes qindra sy paparacësh që të ngjiten si morrat, siç janë sot facebook-u, istragami, tik-toku, ku gjithë idiotësitë shiten për mençuri, dituri.

Nuk paska më dashuri.

Edhe atje ku ajo deklarohet si e tillë ose është dhunë ndaj dytësit, ose egoizëm i skajtë, grabitje e hapësirës së tjetrit në një marrëdhënie, ose është një harmoni dhe lumturi e rrejshme, që përfundon në vetëvrasje e tragjedi, ose pastaj është një zdërhallje lodhëse mes pijesh, origjsh, performimesh kinse teatrore dhe rituali dëfrimesh të çmendura, një zhveshje tërësore nga fisnikja, e thjeshta, e natyrshmja, e hijshma, e pastra.

Dhe pikërisht filmi mbyllet me një mëngjes të thjeshtë, të njëmendtë të natyrës, në një buzë det, ku një monster nxirret nga deti (monstra njerëzore, afërmendsh) dhe komunikimi mes dy vetëve ndërpritet.

Moskuptimi është aty, si për të pohuar dy botë, atë të vërtetën, të thjeshtën, natyralen dhe atë të korruptuarën, të rrejshmen, të mbivendosurën, të tjetërsuarën, e kthyer në një rit lodhës e banal argëtimesh, dështimesh.

Vaniteti dhe absurdi shprishin gjithçka. Dhe një pezëm i thellë ta bën shpirtin plagë, dhe dëshpërimi sikur të rri pezull gjithandej. Njerëzit të duken si vemje. Neveri, përçmim. Së paku, kështu m’u dukën mua.

Një botë kukullash, një botë teatri. Botë që duket në dritë, po që s’ka më dritë. Dhe gjithçka e përktheja në botën dhe shoqërinë tonë, ku antivlerat ulërijnë dhe shtiren si vetë dituria, ku elitat janë snobe, të idiotizuara, maniakale, ku dashuria, martesa, gjërat e shenjta janë katandisur në skeçe estradash dhe skupe të shitshme kinse artistësh të tallavasë e Big Brother-ave për kureshtarët e sëmurë të ekraneve.

Mediokriteti të mbyt. Dhe teksa e mendoja këtë fuqi të jashtëzakonshme parashikuese të gjenisë së një Felini në filmin e para 64 viteve, se ku po shkonte shoqëria e asokohëshme, sot në lëngatat që e kanë zënë atë sheh se si thuajse gjithçka është katandisur në një hiç të madh, në një idiotësi dhe budallallëk marramendës me teprimet e veta, me boshësinë dhe neverinë, me kalbjen dhe sëmundjen që e ka ngulfatur shoqërinë kryekreje. Nuk është fjala për shoqërinë shqiptare, por për mbarë njerëzimin dhe modelin e qytetërimit.

Arti, pra, është një pandehmë e madhe, një sy që tejkalon vitet, kohët, hapësirat. Dhe thirrja dëshpëruese e këtij filmi për t’i ikur budallallëkut, kotësisë dhe teprimeve ndaj lirisë, për t’iu kthyer jetës dhe të vërtetës, të paqmes dhe të pastërtës, mbetet e do mbetet një apel shërues. I duhet shmangur katastrofës që na kërcënon me kalbjen e bulbit tonë.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…