Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet zhvillimin në Tiranë të Samitit për mbështetjen e kauzës së Ukrainës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet zhvillimin në Tiranë të Samitit për mbështetjen e kauzës së Ukrainës


Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet zhvillimin në Tiranë të Samitit për mbështetjen e kauzës së Ukrainës dhe atij për nxitjen e proceseve integruese evropiane të rajonit tonë, duke e kthyer Tiranën në një qendër të zhvillimeve rajonale dhe evropiane.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet e Samitit të Tiranës për Ukrainën, të shprehura në deklaratën e tij, duke kërkuar ndalimin menjëhershëm të luftës në Ukrainë, largimin e të gjitha forcave ushtarake ruse nga të gjitha territoret e pushtuara të saj, duke filluar nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014, dhe mbajtjen përgjegjës të të gjithë atyre urdhëruesve të admnistratës së lartë ruse që kanë shkaktuar me dhjetra mijra të vrarë, dëme të konsiderueshmë materiale e morale tek populli i Ukrainës.

KASH është i bindur se populli shqiptar do të jetë në krah të popullit të Ukrainës deri në vendosjen e plotë të paqes në këtë vend dhe kthimin e të gjitha territoreve të pushtuara tek populli dhe shteti i Ukrainës, ashtu siç edhe njihen ndërkombëtarisht.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë gjithashtu nxit të gjitha vendet e rajonit tonë, në radhë të parë qeveritë, por edhe të gjitha forcat politike, që të bashkëpunojnë në plotësimin e të gjitha reformave të nevojshme për të përfituar nga paketa e fondit prej 6 milardë eurosh të BE-së në kuadër të Planit të Përbashkët të Zhvillimit, me synim dyfishimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor, rritjen ekonomike të secilit vend të rajonit, krjimin e një tregu të përbashkët rajonal, të gatshëm për tu bërë në një të ardhme të afërt pjesë e tregut të përbashkët evropian.

Gjithsesi, KASH, duke u nisur edhe nga pritshmërite që opinioni publik, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat ku jetojnë shqiptarë, ka për ngjarje të tilla, apelon për takime sa më përmbajtësore, me detyra, detyrime, angazhime e afate konkrete të realizimit të tyre nga të gjitha palët.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se autoritetet tona, në plotësim edhe të detyrimeve kushtetuese që kanë, duhej ta shfrytëzonin sa më efektivisht faktin që këto takime zhvilloheshin pikërisht në Tiranë, që të promovonin imazhin e njohjet ndërkombëtare të Kosovës, të theksonin kontributin e saj në forcimin e paqes e sigurisë në rajon, dhe të ishin sa më proaktivë në mbështetjen e pakushtëzuar për Kosovën në procesin e negociatave me Serbinë.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…