580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Begaj pret delegacionin arbëresh

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim një delegacion të gjerë arbëreshësh nga Italia


Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim një delegacion të gjerë arbëreshësh nga Italia për kremtimin e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Kreu i shtetit ftoi për këtë kremtim drejtues të bashkive dhe komunave ku jetojnë arbëreshët, personalitete të kulturës, sipërmarrës dhe drejtues të shoqatave që kanë luajtur një rol të rëndësishëm për komunitetin arbëresh në Itali.

Është hera e parë që një President ndërmerr iniciativën për mbledhjen e

arbëreshëve në ceremoninë e nderimit të Besëlidhjes së 2 Marsit 1444, si një mesazh për nevojën e unifikimit mes shqiptarëve përballë sfidave të sotme.

“Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj! Ky është institucioni i Presidentit të Republikës dhe ju jeni në shtëpinë tuaj. Është kënaqësi t’ju pres sot në Shqipëri. Jemi vend i vogël po me zemër të madhe. Kemi bujarinë, mikpritjen, vlera të njëjta me atë të Italisë mike e cila u bë shtëpia juaj e re 6 shekuj më parë, ndërsa për shqiptarët e pas viteve ‘90 Italia , është shtëpia e dytë për ta”, u shpreh Begaj gjatë pritjes në Presidencë.

“580 vite më parë Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe të gjithë përfaqësuesit nga krahinat e ndryshme shqiptare u bashkuan dhe dhanë besën në ditë të vështira për të përballuar sfidat e ndryshme të kohës. Sot është një ditë e veçantë për ta kujtuar atë moment për faktin se sfidat tona të reja përballohen së bashku jo vetëm për ne si bashkëatdhetarë e patriotë por edhe me partnerët tanë”, tha Begaj.

“Po jetojmë kohë të vështira. Sapo dolëm nga një periudhe e pandemisë.

Luftë është duke vazhduar në Ukraine, situatë jo e këndshme në Lindjen e Mesme dhe kjo kërkon që ne të jemi bashkë për të zgjidhur gjërat.

Mendoj se sot është ditë e veçantë edhe për të falënderuar Italinë mike, pasi që ju dha mundësinë juve, parardhësve tuaj të mbani gjallë vlerat e shqiptarisë,kulturën, identitetin, gjuhën. Italia mike ka qenë afër Shqipërisë në periudha të vështira të saj. Dhe aktualisht është avokatja më e mirë e Shqipërisë për rrugëtimin e anëtarësimit të saj në BE.

Marrëdhëniet shumë të mira politike janë përkthyer në marrëdhënie shumë të mira ekonomike” – u shpreh Presidenti i Republikës.

“Ju falënderoj shumë që jeni pjesë e këtij gëzimi të ditës së sotme.

Në shenjë të kësaj vizite kam përgatitur një dhuratë: një monedhë që përfaqëson Shqipërinë. Nga nga njëra anë është Shqiponja e Skënderbeut, nga ana tjetër ka një shtëpi që gjendet në malet në Veri të Shqipërisë. Me këte duke ju referuar një proverbi të vjetër tonin: “ Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” ju ftoj edhe një herë të shijoni këtë vizitë e të ndjeheni si në shtëpinë tuaj” – përfundoi mesazhin e tij Presidenti i Republikës.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…