Albanian ICT Awards, Gonxhja: Të mirëpritura idetë dhe kontributet kreative!
Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards. Kyeqyteti pret ajkën e protagonistëve të teknologjisë informative e digjitale
Albanian ICT Awards është një ngjarje që ndodh në Shqipëri për të 12-tin vit radhazi, ku kryeqyteti pret ajkën e protagonistëve të teknologjisë informative e digjitale dhe shpikës, talente e inovatorë nga të gjitha trevat shqiptare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja mori pjesë hapjen e edicionit e 12-të të garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards.
Sot, theksoi ministri Gonxhja në fjalën e tij, vendi ynë ka nevojë më shumë së kurrë për idetë dhe kontributet kreative, për ta bërë Shqipërinë një fidanishte ekselence kampione të Ballkanit, dhe më gjerë një habitat ku teknologjia e inovacioni të lulëzojnë.
“Presim me padurim të njihemi me gjenitë e mendjet e bukura që me idetë e tyre inovative garojnë për çmimet fituese që shpallen në 31 maj në të gjitha kategoritë, me një vëmendje të shtuar në fushat që përfshijnë zgjidhjet të thjeshta për qytetarët, startup-et digjitale dhe sigurinë kibernetike, për të cilat MEKI është dhe do të jetë një pikë e fortë mbështetjeje dhe nxitjeje për çdokënd që kërkon të krijojë e eksperimentojë, ndajë ide dhe prezanton e zhvillon projekte e risi”, u shpreh Gonxhja.
🏆🇦🇱🥇 Në ICT Awards, mes elitës së antropronorëve tanë të StartUp-eve🤖 të teknologjisë së informacionit dhe të…
Posted by Blendi Gonxhja on Saturday, March 2, 2024