Denaj: Zgjerim i tregtisë së produkteve bujqësore shqiptare në tregun saudit
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, takim me përfaqësuesit e biznesit nga Arabia Saudite.
Shqipëria dhe Arabia Saudite janë angazhuar për zgjerimin e partneritetit në fushën e bujqësisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e biznesit nga Arabia Saudite.
Denaj bëri të ditur se takimi u fokusua veçanërisht në sektorin e bujqësisë, ku u diskutua mbi mënyrat për të forcuar partneritetin dhe për të zgjeruar tregtinë e produkteve bujqësore shqiptare në tregun saudit.
“Po punojmë në ndërtimin e infrastrukturës për të mundësuar eksportin e produkteve tona në Arabi, duke përfshirë ujin e pijshëm, bimët aromatike dhe mjekësore, si dhe vajin e ullirit”, u shpreh ajo.