Kledi Disha shpallet Kampion Bote në peshat e lehta MMA
Kledi Disha u shpall kampion bote në Peshat e Lehta në MMA, duke mundur në finale sportistin Brogan White.
Kledi Disha shpallet kampion bote në Peshat e Lehta në MMA, duke mundur në finale sportistin Brogan White.
Disha, emigrant nga Kukësi që jeton në Angli ka arritur të triumfoi në MMA për peshat e lehta “Super Lightweight Wrold Title”
Kledi Disha është nga Novosej i Kukësit. Ai u lind në Novosej dhe në moshën 8 vjeçare eshtë larguar nga Kukësi për në Angli, ku u bashkua me familjen, pasi i ati i tij jetonte prej vitesh në Angli.
Ai sot është 19 vjec dhe aktivitetin sportiv e ka filluar para 5 vitesh, fillimisht në sportin e Kickboxing për 2 vite e gjysëm dhe më pas vitet fundit në Sportin e MMA-së, ku ka fituar dy tituj atë të Britanise Madhe dhe dje titullin botëror për peshat e lehta.
Kledi është në kategorinë Semi-pro Gjysëm profesionale. Ka 6 fitore në sportin e MMA së .
Ai dje u ndesh me një kundërshtar mjat të fortë Brogan White i cili ka qenë ng klubi më i mirë në Angli dhe eshtë një nga 5 më të mirët e botës.
(Marrë nga ATSH)