Manastirliu në Universitetin e Sporteve: Gati investimi për pistën e re të atletikës

Ministria e Arsimit dhe Sportit financon për herë të parë projektin për pistën e re të atletikës në Universitetin e Sporteve.


Ministria e Arsimit dhe Sportit financon për herë të parë projektin për pistën e re të atletikës në Universitetin e Sporteve.

Gjatë vizitës në universitetin e sporteve dhe takimit me studentë, sportistë dhe pedagogë të këtij universiteti, ministrja Manastirliu foli për mbështetjen për sportistët, me investimet e reja të këtij viti.

“Jemi këtu për një tjetër investim në kuadër të gjithë investimeve që ne kemi ndërmarrë për përmirësimin në infrastrukturës në institucionet e arsimit lartë. Tashmë në Universitetin e Sporteve ne do të kemi një projekt që po e financojmë dhe që vitin që vjen do ta kemi të përfunduar, për pistën e atletikës me 4 korsi dhe fushën e futbollit. Ky investim do të mundësojë që të kemi një nivel më të lartë dhe cilësi më të lartë përgatitjes së sportistëve tanë, përgatitjes së studentëve tanë dhe patjetër edhe zhvillimit të mëtejshëm të Universitetit të Sporteve, duke qenë se impiantet sportive dhe përgatitja e sportistëve të rinj, por edhe atyre që do të jenë trajnerët e sportistëve të rinjtë ndodh pikërisht në një infrastrukturë të përmirësuar”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës në Universitetin e Sporteve, Manastirliu pa nga afër edhe një tjetër investim në laboratorin e Fizioterapisë, i cili është pasuruar me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë. Këto investime do të shërbejnë jo vetëm për studentët dhe pedagogët, por edhe për komunitetin më të gjerë sportiv.

“Këto laboratorë ofrojnë shumë shërbime jo vetëm për studentët por edhe për të tretët dhe sidomos edhe për sportistët tanë elitarë edhe për këtë duhet bashkëpunuar edhe me federatat tona”, tha ministrja Manastirliu, që shoqërohej nga sportistët elitarë Erkand Qerimaj, Izmir Smajlaj, Gersi Troka, etj., si dhe nga rektori, stafi pedagogjik dhe studentë të Universitetit të Sporteve.

Por, përtej investimeve në infrastrukturë, Manastirliu u ndal në takimin që zhvilloi me pedagogë të Universitetit të Sporteve te mbështetja e gjerë për sportin dhe edukimin fizik, duke filluar që në shkolla dhe duke financuar projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe programet e reja edukative.

“Sporti është shumë disiplinor edhe në kuptim të investimeve që kërkon por ajo që ne kemi bërë në këto vite është një prej programeve që tashmë është futur natyrshëm në të gjitha shkollat tona, që është pikërisht lëvizja sportive në shkolla. Dhe e kemi filluar me dy disiplina, volejbollin dhe të basketbollin dhe duam të zgjerojmë dhe me disiplina të tjera. Për këtë jemi duke punuar fort dhe për infrastrukturën sportive në shkolla. Këtë vit investimi nga buxheti i shtetit për terrenet sportive dhe palestrat e shkollave kap vlerën e 2 milionë dollarëve dhe ne jemi fokusuar për ta zgjeruar lëvizjen sportive dhe rritja e kapaciteteve tona në të gjithë impiantet sportive, qofshin ato palestra ose terrene sportive, e mundëson zgjerimin e disiplinave sportive në shkolla”, tha Manastirliu.

(Marrë nga ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…