Ndërsa disa media perëndimore trumbetojnë kolapsin, Kina ecën e sigurt dhe me besim te e ardhmja

Përballë ndryshimeve globale Kina po ecën me kujdes, e sigurt dhe me besim te e ardhmja.


Nga Dr. Enriko Ceko

Viti 2023 ishte për Kinën, popullin e Kinës dhe për ekonominë e Kinës një vit shumë i suksesshëm, përballë një mjedisi ndërkombëtar të rënduar dhe mjaft kompleks. Reformat, qëndrueshmëria e sistemit, ndërtimi i socializmit me karakteristika kineze, angazhimi rajonal dhe ndërkombëtar i Kinës nuk u ndalën, por njohën vetëm rritje dhe zgjerim në të tëra frontet, duke synuar një model të ri zhvillimi ekonomik me cilësi të lartë, orientuar drejt hapjes së vendit, paralelisht me parandalimin dhe kontrollin e plotë të rrisqeve të natyrave nga më të ndryshmet.

Kina në një periudhë rreth 10 vjeçare ka zgjeruar disa herë kërkesën e brendshme, ka optimizuar strukturën e ekonomisë, ka ndërtuar një sistem industrial modern, duke bërë përparime në krijueshmëri, inovacion e standarde, duke konsoliduan themelet për siguri dhe zhvillim. Nëpërmjet këtyre arritjeve Kina ka garantuar mirëqenien e qytetarëve të saj dhe ka garantuar edhe partnerët ndërkombëtarë për vazhdimësinë e kësaj rruge.


Porti Qingdao, provincë Shandong të Kinës Lindore(Foto:VCG)

Konkretisht, produkti i brendshëm bruto (PBB) në 2023 ishte 126,058.2 miliardë juanë, 5.2% më shumë se një vit më pare, rritje në të cilën kanë kontribuuar në mënyrë cilësore të tërë sektorët. Produkti i përgjithshëm bruto për frymë, tregues i rëndësishëm i mirëqenies, në vitin 2023, u rrit me 5.4% më shumë se 2022. Të ardhurat kombëtare bruto në vitin 2023 ishin 5.6% më shumë se një vit më pare dhe produktiviteti i përgjithshëm i punës për person, ishte 5.7% më shumë se një vit më parë. Prodhimi i çelikut të papërpunuar i Kinës (mbi 1.02 miliardë tonë) në vitin 2023 ishte 12.6 herë më i lartë se ai i SHBA-së dhe volumi i përfundimit të ndërtimit të anijeve në Kinë (42.32 milion ton pa peshë) ishte 70 herë më shumë se ai i SHBA-së.

Kina ka bërë një ndryshim rrënjësor shumë të rëndësishëm në strukturën e popullsisë, që garanton rritje ekonomike afatgjatë. Në fund të vitit 2023, numri i të punësuarve në Kinë ishte 740.41 milionë, nga të cilët 470.32 milionë në zonat urbane, një shifër që përbën rreth 63.5% të totalit të të punësuarve. Të punësuarit e rinj të rritur në zonat urbane arritën në 12.44 milionë në vitin 2023, 0.38 milionë më shumë se në 2022 dhe shkalla e papunësisë e urbane në vitin 2023 (sipas anketave) ishte mesatarisht 5.2%, shifër kjo shumë më e mirë se e çdo vendi tjetër të zhvilluar dhe në zhvillim përgjatë tërë periudhës së pandemisë dhe pas saj. Rritja e numrit të punonjësve në sektorin e industrisë dhe në zonat urbane sjell produktivitet në rritje me hapa shumë më të mëdha se sa produktiviteti që vjen nga sektori i bujqësisë dhe, nga ana tjetër, mekanizimi i bujqësisë dhe industrializimi i saj bëjnë që prodhimi bujqësor të mos bjerë por të njohë vetëm rritje, edhe pse forcat e punës po largohen nga fshati, një prirje moderne kjo e Kinës së shekullit 21, që tregon se përmirësimi i cilësisë së jetës në Kinë është një përparësi e qeverisë dhe e drejtuesve të vendit dhe popullit. Fakti se shitjet e automobilave në Kinë (30.1 milionë njësi) ishin gati dyfishi i shitjeve të SHBA-së, tregon shumë në lidhje me përmirësimin e cilësisë së jetës në Kinë.


Zonë rurale e qytetit Zhangjiagang, provincë Jiangsu(Foto:VCG)

Në fund të vitit 2023, rezervat valutore të Kinës arritën në 3,238 miliardë dollarë amerikanë, një rritje prej 110.3 miliardë dollarësh krahasuar me vitin 2022.

Paralelisht me këto zhvillime pozitive, Kina forcoi angazhimin e saj në fushën e transformimit të gjelbër dhe në reduktimin e dioksidit të karbonit, duke mos lejuar rritjen e niveleve të këtij emetimi, edhe pse zgjerimi industrial ishte cilësor. Në vitin 2023, energjia elektrike e prodhuar nga energjia e pastër si energjia hidrocentrale, energjia bërthamore, energjia e erës dhe energjia diellore ishte 3,190.6 miliardë kilovat/orë, me 7.8 për qind më shumë se një vit më parë. Në vitin 2023, konsumi total i energjisë elektrike në Kinë (9.2 trilion kilovat-orë) ishte 2.3 herë më i madh se ai i SHBA-së.

Pavarësisht këtyre arritjeve, disa media perëndimore në vazhdimësi gjatë vitit 2023 kanë spekuluar se “ekonomia e Kinës e ka arritur kulmin e saj”, “rritja ekonomike e Kinës po përfundon”, “ekonomia kineze do të shembet”, “Kina do të ndalojë rritjen”, etj. Vetëm në një publikim të përditshëm amerikan për rreth gjashtë muajt e fundit (gushti 2023 – janar 2024), janë botuar më shumë se 160 artikuj të kësaj natyre në të cilat shkruesit “shqetësoheshin” se “ç’farë do vijë më pas? Meqë ekonomia e Kinës preku fundit”, sepse “të rinjtë në Kinë janë edhe më keq se Japonia e 30 viteve më parë”, se “ekonomia e Kinës është e kapur në një rreth vicioz”, sepse “shkaku rrënjësor i përkeqësimit ekonomik të Kinës është mosbesimi i publikut në politikat e qeverisë”, etj.

Duket se Perëndimi nuk është shëruar nga sëmundja e stereotipit ndaj aziatikëve. Ishte stereotipi ai që penalizoi pothuajse të tërë aziatikët që emigruan në SHBA pas Luftës II Botërore, stereotip që tashmë ka shenjestruar më së shumti Kinën dhe ekonominë e saj.

Ajo që më vjen ndër mend ndërsa shkruaj këtë artikull është Bill Klinton, ish Presidenti i SHBA-ve vite më parë që i kërkoi këshilltarëve të tij të gjenin arsyen se përse Amerika nuk eksportonte makina në Azi kur vendet aziatike eksportonin makina në SHBA. Këshilltarët ju përgjigjën Klintonit: arsyeja kryesore është se studentët aziatikë studiojnë dhjetë orë në ditë, ndërsa studentët amerikanë studiojnë vetëm 4 orë në ditë. Të studiosh dhjetë orë në ditë nuk të bën gjeni, por kur studentët kinezë shkojnë në punë, kanë se çfarë të diskutojnë me kolegët, ndërsa studentët amerikanë kur shkojnë në punë (nëse arrijnë të punësohen), nuk kanë se ç’farë të diskutojnë me kolegët edhe nëse studiojnë dhjetë orë në ditë, pasi në punë ata janë të rrethuar nga njerëz që kanë studiuar fare pak ose aspak. Pra, problemi duhet kërkuar te vetja dhe jo te tjetri.


Makina për eksport të energjisë së re të prodhuara në Kinë, porti Xiamen, provincë Fujian të Kinës Jugore(Foto:VCG)

Në disa artikuj të publikuar së fundmi flitet për “shpërbërjen e ekonomisë kineze, pasi asaj i mungon diversifikimi”, kombinuar kjo edhe me “kolapsin politik” dhe “shpërbërjen shoqërore”, gjendje për të cilën shtypi perëndimor fajëson drejtimin e nivelit të lartë të vendit, që sipas tyre ndjek politika të vjetra. Duket se synimi në aspektin ekonomik është (1) ulja e besimit të investitorëve, (2) dobësimi i sjelljes konsumatore brenda vendit dhe (3) dëmtimi i imazhit të produkteve dhe shërbimeve kineze në tregjet ndërkombëtare, por fakti se Tesla dhe Apple hoqën dorë zyrtarisht nga zhvillimi i makinave elektrike tregon shumë për forcën e ekonomisë kineze. Eksportet e makinave elektrike kineze në perëndim po shtohen nga dita në ditë. Për këto makina, Kina është eksportuesi më i madh në botë për pesëmbëdhjetë vite me radhë. Vetëm në vitin 2023 ajo eksportoi më shumë se 1.2 milionë njësi.

Në produktet fotovoltaike Kina kontrollon më shumë se 50% të tregut global, për modulet fotovoltaike më shumë se 75% dhe për qelizat diellore më shumë se 80%, etj.

Gjashtë ndër dhjetë kompanitë më të mëdha në botë për prodhimin e baterive me litium janë kineze. Ato zotërojnë më shumë se 63% të tregut.

Nga mënyra se si është konfiguruar, ekonomia kineze (Kina është i vetmi vend në botë që i ka të tëra emërtimet e listës së industrive dhe veprimtarive ekonomike të renditura nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara) nuk është prekur asnjëherë nga luhatjet e cikleve të biznesit, përkundër ekonomive perëndimore që preken në mënyrë ciklike si në aspektin e cikleve të biznesit me bazë politikën, ashtu dhe në aspektin e cikleve të biznesit me bazë keqmenaxhimin, mungesën e informacionit, furnizimin e pamjaftueshëm të ekonomisë reale me kapital dhe spekulimin e tejskajshëm me kapitalin virtual.

Dukuritë më të rëndësishme të epokës së transnacionalizmit janë (1) shtimi i numrit të klientëve, (2) shtimi i numrit të konkurrentëve dhe shtimi i numrit të furnitorëve të huaj. Kjo bën që niveli i konkurrencës të rritet edhe nga firmat vendase edhe nga ato të huaja që penetrojnë në tregjet ndërkombëtare, ku Kina është target dhe synim i shumicës së tyre, ndërkaq të tëra të dhënat flasin se është Kina ajo që po drejton në marrëdhëniet reale transnacionale.

Një degë e supermarketit të markës gjermane “ALDI” në Shangai(Foto:VCG)

Duket se mediat perëndimore në lidhje me Kinën po vuajnë rëndë nga kriteri i vetë-referencës që lidhet me referencat e pavetëdijshme për vlerat e veta kulturore, përvojat, njohuritë, etj, që dihet shkencërisht se është kriter shumë problematike kur përdoret si bazë për vendime.

Defekti tjetër madhor i mediave perëndimore është etnocentrizmi, sipas të cilit këto media besojnë se vendi, kultura dhe arritjet e dikujt janë më të mirat në botë, ndërsa të tjerët janë thjesht spektatorë në arenën globale.

Një tjetër defekt i kahershëm për perëndimin është se atje mungon në përgjithësi dhe në veçanti në nivel politik toleranca dhe gatishmëria për të mësuar rreth dallimeve kulturore, kur dihet më së miri rëndësia e njohurive për kulturat, historinë, potencialin e tregut botëror dhe tendencat ekonomike, sociale e politike globale.

Duket se klasa politike perëndimore është më shumë reaktive dhe më pak strategjike, ndërkaq që në arenën globale kanë ndodhur shumë ndryshime të rëndësishme në vazhdimësi. Për shembull: (1) janë krijuar shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare për lehtësimin e tregtisë, (2) tregu po shfaq mundësi të reja, (3) fuqia nuk është më ekskluzivitet i një a dy forcave të dikurshme dhe fuqia është duke u zhvendosur në vende e rajone të tjera, (4) kompanitë po zgjerojnë shtrirjen globale, (5) rritja ekonomike është ngadalësuar në pjesën më të madhe të botës me përjashtim të Kinës, (6) ekonomitë e vendeve në zhvillim po të rriten me një ritëm më të shpejtë se sa ekonomitë e vendeve të zhvilluara, (7) fuqia dhe ndikimi ekonomik po të largohen nga vendet e industrializuara, (8) konkurrenca po ndryshon pasi kompanitë fokusohen në hyrjen ose ruajtjen e pozicionit të tyre në tregjet në zhvillim, në zonat tregtare rajonale dhe tregjet e stabilizuara.

Përballë këtyre ndryshimeve globale Kina po ecën me kujdes, e sigurt dhe me besim te e ardhmja.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…