Përkujtohet sot “ati i pikturës bashkëkohore shqiptare”, Vangjush Mio

Sot është 133-vjetori i lindjes së Vangjush Mio, i cilësuar si “ati i pikturës moderne e bashkëkohore shqiptare”. Ai lindi në 5 mars të vitit 1891, në Korçë.


Sot është 133-vjetori i lindjes së Vangjush Mio, i cilësuar si “ati i pikturës moderne e bashkëkohore shqiptare”. Ai lindi në 5 mars të vitit 1891, në Korçë.

Në gjallje, Mio u vlerësua më së larti për mjeshtërinë e dëshmuar në pikturën realiste shqiptare. Ndërsa në ditët tona, i njihen edhe atributet e themeltarit të historisë së artit pamor profesionist përgjatë shekullit XX. Kësodore, vepra e tij qëndroi mënjanë klisheve të diktuara me përdhunë nga kornizat e realizmit socialist.

Mësimet e para i ndoqi në vendlindje. Talenti për pikturën gjeti shteg për t’u shpalosur që prej auditorit të Arteve të Bukura në Bukuresht të Rumanisë, ku kreu studimet e larta. Kthimi në Korçë në vitin 1919, do të shënjohej nga hapja e ekspozitës së parë vetjake, e para në historinë e arteve figurative në vend. Fitimet e akumuluara nga shitja e këtyre pikturave, i mundësuan një bursë studimesh në Institutin e Arteve të Bukura të Romës, ku u certifikua njëherazi si piktor dhe restaurues.

Mes gjinive të pikturës të lëvruara prej tij bëjnë pjesë portretet, kompozimet, nudot dhe peizazhet, që kanë prani të konsiderueshme në tërësinë e veprës së tij. “Dimri në Korcë”, “Aspekte nga Drenova”, “Dishnica”, “Boboshtica”, “Vithkuqi”, “Manat e Drenovës”, “Kositësit e barit” etj, janë disa nga titujt e peizazheve të tij më të lakuar. Mio numëron 500 piktura, 200 vizatime dhe 80 bocete, të cilat ruhen në shtëpinë e tij, Muzeun “Vangjush Mio” në Korçë.

Në këtë përvjetor Arkivi Qendror i Shtetit sjell për publikun disa faksimile origjinale që lidhen me jetën dhe veprën e tij.

Bashkëlidhur, dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 3361 datë 06.11.1961 për miratimin e propozimit të qeverisë mbi dekorimin e Vangjush Mios me titullin “Piktor i Popullit i Republikës Popullore të Shqipërisë”, lista e kuadrit të personalit mësimor të Liceut të Korçës ku është dhe Vangjush Mio, kumtesa për jetën dhe veprat e Vangjush Mios nga Andon Kuqali dhe qarkore e Drejtorisë së Përgjithshme të Postë-Telekomunikacioneve dërguar Drejtorive dhe Degëve të Postë-Telekomunikacioneve “Mbi cirkularin e emisionit të pullave kushtuar pikturave të Vangjush Mios”.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.