Shqipëria në industrinë e armatimit? Kosova dhe Italia e mirëpresin: E rëndësishme, mundësi bashkëpunim

Mundësia e rikthimit të Shqipërisë në industrinë e armëve shihet pozitivisht nga Kosova dhe Italia, madje dhe si një mundësi konkrete bashkëpunimi mes Shqipërisë me dy vendet.


Mundësia e rikthimit të Shqipërisë në industrinë e armëve shihet pozitivisht nga Kosova dhe Italia, madje dhe si një mundësi konkrete bashkëpunimi mes Shqipërisë me dy vendet.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, tha se investimi në këtë industri është tejet i nevojshëm, ndërsa theksoi se do të diskutohet mundësia e bashkëpunimit me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

“Ne mirëpresim çdo zhvillim të industrisë së mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë”, theksoi Maqedonci.

“Ne në Kosovë po ndërtojmë konceptin e industrisë së mbrojtjes dhe shpresoj që dy ministrat e Mbrojtjes do ta thellojnë bashkëpunimin në këtë aspekt, veçanërisht në një kohë ku shihet një mungesë e municioneve në stoqet e vendeve shumë të mëdha të NATO-s si pasojë e luftërave të fundit dhe është e domosdoshme dhe e nevojshme”, tha Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, e vlerësoi si të nevojshëm këtë hap të Shqipërisë drejt industrisë së armatimit. Sipas tij, të gjitha vendet po pajisen me armatim, pasi luftërat në anën lindore të rruzullit kanë krijuar pasiguri dhe në këtë drejtim është e nevojshme që të forcohen kapacitet prodhuese të armatimit.

“Ideja e Shqipërisë për t’u rifutur në industrinë e armatimit është e rëndësishme. Të gjitha vendet janë në një moment ku po pajisen me armatim. Kjo sepse vështirësia e kohës, luftërat, siguria lipsin dhe një nevojë për të forcuar kapacitetin prodhues për armatim. Të gjitha vendet po e bëjnë dhe do ishte mirë ta bënte dhe Shqipëria. Italia ka investuar në shumë drejtime në Shqipëri dhe nëse do ketë propozime, do arsyetojmë dhe për mundësinë e investimit në këtë sektor”, tha ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Lexo më shumë nga

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"