Xi nxit zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore
Ai i bëri këto komente kur mori pjesë në një diskutim me ligjvënës të ardhura nga provinca Jiangsu e Kinës Lindore.
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të martën rëndësinë e zhvillimit të forcave të reja prodhuese cilësore sipas kushteve lokale gjatë sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore(AKP), organi më i lartë ligjvënës i Kinës.
Ai i bëri këto komente kur mori pjesë në një diskutim me ligjvënës të ardhura nga provinca Jiangsu e Kinës Lindore.
Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se përballë një raundi të ri të revolucionit të teknologjisë dhe të shkencës si dhe transformimit industrial, është e nevojshme të intensifikohen përpjekjet për inovacion, të kultivohen dhe zhvillohen industritë e reja, të bëhen plane largpamëse për industritë e ardhshme dhe të përmirësohet sistemi industrial aktual modern.
Foto:Xinhua
Duke vënë në dukje se zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore nuk do të thotë injorim ose braktisje e industrive tradicionale, Xi u kërkoi autoriteteve lokale të nisin nga realiteti dhe të promovojnë zhvillimin e industrive dhe modeleve të përzgjedhura të rritje.
Sipas tij, duhet të bëhen më shumë përpjekje për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e sektorit privat dhe bizneseve private, për të stimuluar fuqinë dhe vitalitetin e inovacionit të subjekteve të ndryshme të biznesit në treg, për të krijuar një mjedis biznesi të orientuar nga tregu dhe të bazuar në ligj, që përputhet me standardet ndërkombëtare.
Qyteti Suzhou, provincë Jiangsu(Foto:VCG)
Xi theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e qeverisjes së bazuar mbi filozofinë e zhvillimit me popullin në qendër për të përmirësuar vazhdimisht mirëqeniet e banorëve kinezë.