Banka e Shqipërisë anëtare e Rrjetit për Qëndrueshmërinë e Bankave Financiare


Rrjeti për Qëndrueshmërinë e Bankave dhe Financave (SBFN) mirëpret Bankën e Shqipërisë si anëtaren më të re.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh entuziast rreth anëtarësimit në SBFN. “Si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, ndjehem krenar të njoftoj anëtarësimin tonë në Rrjetin për Qëndrueshmërinë e Bankave dhe Financave. Ne jemi të përkushtuar ndaj financave të qëndrueshme dhe kjo reflektohet në Strategjinë tonë të miratuar së fundmi për “Administrimin dhe mbikëqyrjen e rreziqeve financiare të lidhura me klimën në sektorin financiar 2023-2025””, u shpreh Guvernatori Sejko.

Sipas Sejkos, ky partneritet me SBFN-në e përforcon edhe njëherë përkushtimin tonë për bashkëpunim, shkëmbim njohurish dhe avancim drejt një sistemi financiar më të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj sfidave që sjellin ndryshimet klimatike.

Ndërsa koordinatori global i SBFN-së, Rong Zhang, shprehu gatishmërinë të punojë së bashku me Bankën e Shqipërisë për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për të administruar rreziqet dhe performancën e faktorëve të lidhur me mjedisin, aspektet sociale dhe qeverisjen, në sektorin financiar, si dhe për të zhvilluar produkte novatore, të cilat inkurajojnë kanalizimin e kapitalit drejt atyre sektorëve dhe aktiviteteve që kanë objektiva të lidhura me prosperitetin financiar, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien sociale.

“Së bashku, synojmë të adresojmë në mënyrë efektive sfidat e financave të qëndrueshme dhe të mbështesim periudhën tranzitore drejt një ekonomie të qëndrueshme”, tha ai.

Anëtarësimi i Bankës së Shqipërisë në SBFN rrit numrin e anëtarësimit në këtë rrjet në 89 anëtarë dhe shtrirjen e tij në 68 shtete.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…