Manja me drejtorin e TI: Fokusi i luftës kundër korrupsionit duhet të jetë parandalimi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi një takim me drejtorin Ekzekutiv të Transparency International në Berlin, Daniel Eriksson.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot një takim me drejtorin Ekzekutiv të Transparency International në Berlin, Daniel Eriksson.

Në takim Manja dhe Eriksson ndanë qëndrimin e përbashkët se fokusi i luftës kundër korrupsionit duhet të jetë parandalimi, dhe se transparenca në vendimmarrje dhe reformat strukturore në fushat me risk të lartë korrupsioni duhet të jenë radikale.

“Vullneti politik, lidershipi me bazë integritetin e zyrtarëve publikë, digjitalizimi i shërbimeve publike dhe përdorimi i IA në fushën e prokurimeve, janë rruga e duhur për të pasur një shoqëri imune ndaj korrupsionit dhe dëshmojnë qartësisht vizionin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të adresuar si duhet sfidat e luftës kundër korrupsionit”, theksoi Manja në një postim në rrjetet sociale.

Manja theksoi se, “Eriksson shtroi nevojën për të pasur sa më shumë burime dhe indekse për gjendjen e korrupsionit në Shqipëri, me qëllim që indeksi i TI të jetë sa më objektiv dhe t’i shërbejë institucioneve publike për të përmirësuar performancën dhe transparencën e veprimtarisë së tyre”.

Manja e garantoi Eriksson se, “raporti i tyre mbi perceptimin e korrupsionit në Shqipëri, përkthehet në dokument pune për çdo institucion në Shqipëri”.

Manja dhe Eriksson ranë dakord për të punuar ngushtësisht me TI, për të shkëmbyer përvojat e mira dhe për të marrë ekspertizën e duhur në luftën kundër korrupsionit.

(Marrë nga ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…