Shqipëria, “Vendi i nderit” në Panairin e Berlinit 2025

Shqipërisë iu dorëzua zyrtarisht titulli “Vendi i Nderit” i ITB- Berlin 2025, panairit më të madh në botë të turizmit.


Shqipërisë iu dorëzua zyrtarisht titulli “Vendi i Nderit” i ITB- Berlin 2025, panairit më të madh në botë të turizmit.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ndau në rrjetet sociale momente nga dorëzimi i titullit te ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë panairit në Berlin.

“Shqipërisë i dorëzohet zyrtarisht titulli “Vendi i Nderit” i ITB – Berlin 2025, panairit më të madh në botë të turizmit, pas një pune të gjatë dhe angazhimi serioz për të shkëlqyer në prezantimin e ofertës sonë turistike në eventet e promovimit ndërkombëtar”, tha Rama.

Nga kryeqyteti gjerman, ku po zhvillohet dita e dytë e këtij panairi, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe CEO i “Messe Berlin”, Mario Tobias nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen që e bën Shqipërinë “Host Country 2025”.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nis një program promovimi njëvjeçar që përfundon marsin e ardhshëm, i cili e kthen vendin tonë në epiqendrën dhe temën e aktivitetit më të rëndësishëm botëror të turizmit dhe turoperatorëve që mbahet çdo vit në Berlin.

Kumbaro u shpreh e lumtur që organizatorët gjermanë ftuan Shqipërinë të ishte vendi i nderit për ITB Berlin, ndërsa Mario Tobias, CEO i Messe Berlin dhe Deborah Rothe, CEO e ITB Berlin vlerësuan paraqitjen e Shqipërisë në panair me një program të larmishëm.

Në edicionin e këtij viti Shqipëria merr pjesë me një koncept të ri të promovimit, me një ekip prej 26 turoperatorësh dhe 7 bashkish turistike që prezantojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse nën sloganin “Albania All Senses” potencialet, atraksionet dhe tregun shqiptar të turizmit.

Gjatë këtij edicioni të ITB-Berlin, u nënshkrua edhe një tjetër marrëveshje e rëndësishme për Shqipërinë. Ditën e djeshme, ministrja Kumbaro dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili firmosën marrëveshjen e organizimit të mbledhjes së 70-të të Komisionit për Evropën të UNWTO në Tiranë, në datat 7-9 prill.

UNWTO e renditi Shqipërinë të parën në Europë për rikuperimin e flukseve turistike gjatë vitit 2023, ndërsa gjatë dy muajve të parë të vitit 2024 vendi ynë u vizitua nga 1 milion vizitorë të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.