Veliaj: “Urbani”, linja e re e transportit të gjelbër në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: 145 stacione që do të rimodelohen edhe me tabelat elektronike


“Urbani”, kështu do të quhet linja e re e transportit të gjelbër në Tiranë, një projekt ky që do të implementohet nga bashkia Tiranë, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Gjermanisë.

Detajet i dha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimit të projektit, teksa shtoi se do të ketë 145 stacione që do të rimodelohen jo vetëm me brendin e ri “Urbani”, por edhe me tabelat elektronike, me parashikueshmërinë e çdo autobusi që vjen në stacion.

“Vizioni i një qyteti nuk është që çdo njeri, qoftë edhe ai me ndihmë ekonomike, të blejë një makinë, por vizioni i një qyteti është që edhe i pasuri të përdorë transportin publik.

E gjithë flota do të quhet “Urbani”, ky emër është për t’iu rikthyer atij brezi që ka pasur një nostalgji të përdorimit të transportit publik dhe tashmë ne kemi filluar brendimin me kolegët e GIZZ.

Tashmë 145 stacione do të rimodelohen jo vetëm me brendin e ri “Urbani”, por edhe me tabelat elektronike, me parashikueshmërinë e çdo autobusi që vjen në stacion, me një çip që do të ketë çdo autobus që të dimë sa km janë bërë, për efekt të informimit të qytetarit, por edhe për efekt të subvencionit që ne duam të japim eventualisht për të mbështetur transportin publik”, tha Veliaj.

Lexo më shumë nga

Rama: 1247 shërbime publike pa radhë përmes e-albania, fryti më kuptimplotë i revolucionit antikorrupsion

Kryeministri Edi Rama i ktheu sot përgjigje në rubrikën “Sy m’sy” një qytetareje, e cila shprehej në një koment në…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: 1247 shërbime publike pa radhë përmes e-albania, fryti më kuptimplotë i revolucionit antikorrupsion

Kryeministri Edi Rama i ktheu sot përgjigje në rubrikën “Sy m’sy” një qytetareje, e cila shprehej në një koment në…