Dy Sesionet e Kinës vendosin objektivat për 2024

Organi më i lartë këshillimor politik i Kinës, Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), hapi sesionin vjetor të hënën në Pekin. Xi Jinping-u dhe udhëheqësit e tjerë kinezë morën pjesë në mbledhjen e hapjes së sesionit të dytë të Komitetit të 14-të Kombëtar të KKPPK-së, të mbajtur në Pallatin e Madh të Popullit.


Intervistoi Eda Merepeza

Organi më i lartë këshillimor politik i Kinës, Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), hapi sesionin vjetor të hënën në Pekin. Xi Jinping-u dhe udhëheqësit e tjerë kinezë morën pjesë në mbledhjen e hapjes së sesionit të dytë të Komitetit të 14-të Kombëtar të KKPPK-së, të mbajtur në Pallatin e Madh të Popullit. Po kështu dhe organi më i lartë ligjvënës i Kinës Asambleja Kombëtare Popullore zhvilloi të martën mbledhjen e saj, ku kryeministri Li Qiang paraqiti Raportin e punës së qeverisë. Dy sesionet janë pritur me interesim nga mediat ndërkombëtare, të cilat pasqyrojnë këto evente të rëndësishme në aktualitetin e Kinës, por me ndikim të gjerë global. Dr. Marsela Musabelliu drejtore ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit komenton këto dy ngjarje të rëndësishme për Kinën dhe në nivel global, në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës


Delegate në Dy Sesionet (Foto VCG)

CMG: Si mund të shpjegohen “Dy Sesionet” në kuadër të sistemit politik të Kinës?

Dr. Marsela Musabelliu: Në kuadër të sistemit politik të Kinës këto 11 ditë në vend janë më të rëndësishmet përsa i përket jetës, zhvillimit dhe mbarëvajtjes së këtij vendi me 1.4 miliard banorë. “Dy Sesionet” kanë nisur në datën 4 dhe vazhdojnë deri më 12 mars dhe kanë të bëjnë me dy trupa të ndryshme, të sanksionuara nga Kushtetuta e Kinës, Asambleja Kombëtare Popullore (AKP), trupi legjislativ i vetëm i Kinës, i sanksionuar me Kushtetutë. Gjithashtu është trupi legjislativ më i madh në botë sepse kemi të bëjmë me afro 3 mijë delegatë nga të gjitha anët e Kinës. Asambleja përbëhet nga 2997 vetë që vijnë nga të gjitha rajonet e vendit dhe është trupi legjislativ i Kinës. Ajo fillon punimet 1 ose 2 ditë pas Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.


Dr. Marsela Musabelliu

Për ta bërë më të thjeshtë Asambleja Kombëtare Popullore është si Parlamenti, një trup legjislativ, kurse Konferenca Konsultative Politike të Popullit Kinez është trupa më e madhe këshillimore, që është e sanksionuar me Kushtetutën e Republikës Popullore të Kinës.

CMG: Kemi një lloj ngjashmërie nëse do t’i referohemi Shqipërisë, sa i përket paraqitjes së Raportit të Punës së Qeverisë nga kryeministri i vendit në Kuvendin e Shqipërisë

Dr. Marsela Musabelliu: Ajo që ndodh ndryshe në Kinë është fakti se është një vend me popullsi kaq të madhe dhe nuk mund të ketë sesione parlamentare çdo dy javë ose çdo muaj. Sepse tematika, kërkesat për shembull nga Xinjiang në Shangai, ose nga Pekini në Guangdong janë të ndryshme dhe nuk mund të bëhen të gjitha çdo dy javë apo çdo muaj.

Për këtë gjë të gjithë delegatët në fillim mblidhen në Konferencën Konsultative Politike të Popullit Kinez, ku këtë vit ishin 2172 anëtarë. Konferenca merr konsultat nga e gjithë baza e popullit, duke filluar nga profesionet e ndryshme, qytetarët e thjeshtë dhe anëtarët e PKK-së.


Dr. Marsela Musabelliu në intervixtë për CMG

Konferenca ka të bëjë më shumë me këshillimet dhe zarfet e bardha që hidhen në bashkitë përkatëse ku shprehet se çfarë duan vendasin nga qeveria lokale. Në nivel vendor kjo bëhet çdo muaj. Në bashkitë e vendit bëhen gjithashtu mbledhje çdo muaj dhe shikohen kërkesat, të cilat filtrohen dhe nga çdo komunë, bashki, rajone ka njlë përfaqësues, i cili shkon në Pekin dhe transferon te Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez kërkesat.

CMG: Një vend me hapësirë të madhe, popullsi të madhe që sigurisht përfaqësohet nga përfaqësues të ndryshëm në organet qendrore

Dr. Marsela Musabelliu: Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez është e ndarë në 13 nënkomitete filtrimi, ku përfshihen ekonomia, bujqësia, demogragia, studimet dhe të tjera fusha. Ndërkohë anëtarët e Asamblesë Kombëtare Popullore shkojnë në sesione në Pekin, ku të gjitha zyrat e shtetit janë të ndara me ekspertë përkatës, tek i cili paraqitet një përfaqësues politik. Kur Konferenca mbyll punimet dhe këtë vit pashë që 99 për qind e të gjitha kërkesave në nivel rajonal dhe kombëtar ishin shqyrtuar, këto kërkesa i jepen Asamblesë Kombëtare Politike, e cila merr vendimet përkatëse. Ky organizëm është ligjëvënësi i të gjitha kërkesave, zgjedhjeve, kritikave.

Kam parë se në disa nga këto sesione të ndara dhe vetë presidenti i Kinës Xi Jinping shkoi për të dëgjuar dhe folur. Kujtoj se njeri sesion kishte të bënte me ekologjinë, kurse tjetri me energjinë e rinovueshme.


Dy Sesionet (Foto China Daily)

Këto dy organizma, në momentin që mbyllin punën në datën 11 ose 12 mars, të gjithë delegatët pjesëmarrës rikthehen në zyrat përkatëse, marrin raportin e punës dhe direktivat e dhëna nga Asambleja Kombëtare Popullore dhe Byroja Politike për vitin që vjen. Dokumentet e Asamblesë Kombëtare Popullore bëhen ligje për zbatim nga Pekini deri në rajonet më të largëta të vendit.

CMG: Dy sesionet janë ndjekur gjithmonë me interes nga pjesa tjetër e botës, politika, diplomacia, mediat. Përse shihet me kujdes nga bota ky event?

Dr. Marsela Musabelliu: Këto Dy Sesione kanë patur akoma më shumë interes sepse situata e sitjetshme është më e nderë se sa vjet. Po bëja një skaner të mediave ekonomike dhe nga bursat e të gjithë botës Nju Jorku, Tokio, Shenzhen apo Hong Kong, po prisnin projeksionin e Kinës për të parë ecurinë. Sa i rëndësishëm është projeksioni i Kinës prej 5 për qind i rritjes ekonomike? Është shumë i rëndësishëm se në bazë të kësaj bursat filluan aktivitetin e tyre të pozitivitetit apo negativitetit në lidhje me vendet ku janë.

Patjetër që është shumë e rëndësishme për të ditur se ku do të shkojë ekonomia e dytë e botës. Mbi të gjitha këtë vit duhet patur parasysh se kemi probleme të brendshme dhe të jashtme, që do të thotë se konfliktit të Ukrainës i është shtuar dhe ai në Lindjen e Mesme, rrugët tregtare me problemet e Houthit. Kina është shumë e varur nga eksportet e saj në pjesën tjetër të botës dhe mund të bëhen projeksione në Kinë por gjithçka do të varet nga pjesa tjetër e botës si do të reagojë.


Forcat e reja prodhuese (Foto Xinhua)

Kemi dëgjuar muajt e fundit që flitet me një lloj pesimizmi nga mediat e tjera sa i përket ekonomisë kineze, por në fakt siguria dhe konfidenca e kompanive vendase siç u pa nga rezultatet nuk është ashtu siç raportohet. Kina po projektohet që në vitin 2024 të ketë një rritje ekonomike prej 5 për qind.

Krahasimet që bëhen për nivelin e pesimizmit që shikohet ka të bëjë më shumë me faktin se bota është mësuar të shohë një rritje të Kinës dyshifrore, prej 12 apo 14 për qind. Kina nuk mund të operojë e vetme, por edhe pse me gjithë këto vështirësi shohim që është e konsiderueshme mesatarja e vendeve në zhvillim, sa i takon rritjes ekonomike.

Dy Sesionet, sidomos fjalimi i kryeministrit Li Qiang sa i përket ekonomisë është fakti që besimi dhe rritja e ekonomisë kineze do të vazhdojë me të njejtat ritme. Ai e tha edhe vetë se rritja ekonomike prej 5 për qind është pak e vështirë, por ne do ia dalim.

Po mendonim se Kina do arritje një rritje mbi 5 apo 6 për qind, por kërkesa konsumatore është ulur ndërsa janë rritur kursimet familjare. Po shikoja dje kursimet familjare pas Covid 19 në Kinë dhe kanë arritur rikthimet më të mëdha në 10 vite. Pas problemeve të mëdha që shkaktoi Covid 19 në të gjithë botën, kursimet janë rritur, duke menduar qytetarët për familjet e tyre, të ardhmen.

Në Dy Sesionet pamë injektimin e impulseve të reja për rritjen e konsumit të brendshëm, si mund të konsumojnë më shumë kinezët që tani përbëjnë një shtresë të mesme të popullsisë prej 400 milionë njerëzish. Ndërkohë kompanitë e huaja janë të mirëpritura në tregun kinez. Të gjitha këto ishin në fokus të Dy Sesioneve.

CMG: Cila është trjaktorja politike dhe cilat janë risitë e këtij viti në Dy sesionet?


Kryeministri Li Qiang në paraqitjen e Raportit të punës së qeverisë (Foto VCG)

Dr. Marsela Musabelliu: Viti 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe është një vit vendimtar për realizimin e synimeve dhe detyrave të Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025). Sesioni i dytë i Kongresit të 14-të Kombëtar Popullor dhe sesioni i dytë i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Ky vit shënon 70 vjetorin e AKP, Legjislativi më i lartë i vendit bën ligje dhe vendos për emërimet kryesore. Gjatë historisë së tij 70 vjeçare, sistemi i asambleve popullore nga niveli kombëtar në nivelet provinciale dhe komunale pasqyron se i gjithë pushteti i shtetit i përket popullit.

Gjatë këtyre ditëve zbulohen një sërë sinjalesh të forta për performancën ekonomike të Kinës dhe objektivat kryesore politike. Ndërsa Kina përgatitet për një fazë të re zhvillimi mes situatave komplekse të brendshëm dhe ndërkombëtare, planet e saj të punës për 12 muajt e ardhshëm, do të hartojnë kursin e vendit dhe gjithashtu do të kenë një ndikim të rëndësishëm në botë.

“Dy sesionet” quhen ndryshe si barometri ekonomik dhe indikatori politik i së ardhmes së Kinës.

Ato janë bërë tashmë një dritare e rëndësishme për vëzhguesit që të kenë një kuptim më të thellë të Kinës në tërësi dhe të rrugës kineze drejt modernizimit në veçanti. Parashikohet një rritje me 12 milion e vendeve të reja të punës. Një tjetër element janë forcat e reja prodhuese. Forcat e reja prodhuese do të thonë industria ekzistuese me të ardhmen e inteligjencës artificiale, çipave, lëndëve të reja, bioteknologjisë. Fokusi dhe fondet do të shkojnë në forcat e reja prodhuese.

Një politikë tjetër fiskale pritet dhe ndoshta do të kemi një rikthim në banesat e reja publike.

Një rikthim në projektet e banesave publike mund të pritet në vitin 2024, pasi politikëbërësit kërkojnë mënyra të reja për të stabilizuar dhe riformuar sektorin e pronave në Kinë. Qeveria ka marrë masa të ndryshme gjatë vitit të kaluar me qëllim stimulimin e kërkesës për banesa dhe tani po rithekson projektet e banesave të qeverisë, duke përfshirë projektet e rizhvillimit urban, banesat e përballueshme dhe ndërtimin e objekteve publike emergjente

Promovimi i konsumit mbetet një prioritet i qeverisë. Kusimet familjare janë rritur, duhet rritur konsumi. Shumë janë gjithashtu të shqetësuar për rritjen e mëtejshme të besimit të ndërmarrjeve private. Çdo fjalim i liderëve kinezë është mbyllur me demokracinë popullore në të gjithë procesin.


Punimet e Dy Sesioneve të Kinës (Foto CGTN)

CMG: Asambleja Kombëtare Popullore (AKP) që mund të krahasohet me parlamentet apo senatet e vendeve të tjera, ka pesë nivele të asambleve popullore dhe deputetët zgjidhen me votim demokratik, me një mandat 5 vjeçar. Janë 1 miliard votues që zgjedhin drejtpërdrejt deputetët e ardhshëm të kontesë apo lokaliteti. Ndërsa deputetët e niveleve më të larta zgjidhen nga deputetët e bazës. Kemi një demokraci konsultative nëpërmjet të cilës mblidhen opinionet e qarqeve të ndryshme shoqërore që diskutohen gjatë Dy sesioneve. Kjo cilësohet si demokracia popullore e të gjithë procesit. Si u paraqit ky element gjatë Dy sesioneve të këtij viti?

Dr. Marsela Musabelliu: Ky është një term që po përmendet shumë në dekadën e fundit në Kinë. Ne me demokraci nënkuptojmë demokracitë liberale apo neoliberale, por bota është e madhe dhe ka diversitet. Formula që më ka mbetur në mendje është “ election plus election” , pra në fillim populli zgjedh dhe pastaj bëhet selektimi.

Në rajon vendor njerëzit zgjedhin personin që do i përfaqësojë dhe këta persona mblidhen dhe përzgjidhen nga rreth 10 persona, kush fiton shkon në Pekin. Pra kjo është “election”, zgjedhja e personit që ka zgjedhur të jetë zëri i komunitetit. Pastaj kemi përzgjedhjen ku një njeri që e do komuniteti do të përzgjidhet në sajë të aftësive të tij, çfarë i ka dhënë ai komunitetit. Pra sa i aftë është një njeri që të kanalizojë nevojat reale të vendit nga vjen në politikëbërjen e shtetit. Këtu përfshihet termi demokracia popullore në të gjithë procesin. Personat e përzgjedhur punojnë fort për të arritur dhe si pasojë del një cilësi burokratësh dhe politikanësh të aftë për të punuar. Kina tani po i dedikohet zhvillimit me cilësi të lartë dhe jo vetëm sasi dhe veçanërisht rritjes së mirëqenies së jetës së njerëzve.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.