Nikolla takim me kryetaren e Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri
Gratë kryeparlamentare pjesëmarrëse në Samit u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron.
Kryeparlametarja Lindita Nikolla zhvilloi një takim me kryetaren e Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri dhe zëvendëspresidente e Komisionit të Jashtëm në Asamblenë Kombëtare të Francës, Mireille Clapot.
Nikolla i shprehu mirënjohjen për kontributin për fuqizimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Asamblesë Kombëtare.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po merr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris.
Samiti u kushtohet çështjeve të rëndësishme që lidhen me rolin e edukimit në ngushtimin e pabarazive të zhvillimit dhe luftën kundër dhunës ndaj grave si edhe nxitjen e pjesëmarrjes së grave në zhvillimin politik dhe shoqëror.
Në ditën e dytë të Samitit, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe gratë kryeparlamentare pjesëmarrëse në Samit u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron.
Një takim i ngrohtë me Kryetaren e Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri dhe Zëvendëspresidente e Komisionit të Jashtëm në…
Posted by Lindita Nikolla on Thursday, March 7, 2024