Durrësi në Panairin e Berlinit, Kumbaro: Porta kryesore portuale e kthyer në portë mikpritjeje

Bashkia e Durrësit po prezantohet me një ofertë të plotë turistike në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.


Bashkia e Durrësit po prezantohet me një ofertë të plotë turistike në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.

E pranishme në stendën shqiptare të këtij panairi ishte sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe shumë turoperatorë, për të prezantuar më të mirën e qytetit.

Kumbaro e cilësoi Durrësin “një prej portave më të mëdha të mikpritjes sonë”.

“Jemi këtu bashkë me produktet artizanale të Durrësit dhe bashkë me më të mirën që Durrësi ofron. E kemi portën kryesore portuale të hyrjes në Shqipëri, ku ajo portë është kthyer në një portë mikpritje. Unë dua ta falënderoj bashkinë Durrës edhe për të gjithë kalendarin e dedikuar që i bëjnë kroçerave”, tha Kumbaro.

Nga ana e sja, Sako u shpreh se në Durrës ka tashmë marka ndërkombëtare që kanë zgjedhur të ndërtojnë biznesin e tyre në vendin tonë.

“Kjo vjen si pasojë e kushteve të mira që gjenden në Durrës, si pasojë e sigurisë por edhe e punës së madhe që kemi bërë së bashku për pjesën e pastrimit të qytetit, ndarjen e plazheve dhe sigurinë në plazhe. Shpresojmë që këto dy ditë do të shërbejnë për të shpalosur vlerat por edhe për sektorin e biznesit, për të vendosur sa më shumë kontakte të reja, pse jo dhe kontrata”, tha Sako.

Ajo theksoi se bashkia po përgatitet për sezonin turistik, ndërsa nënvizoi se “këtë vit parashikojmë që shifrat do t’i kemi më të larta se viti 2022 dhe viti 2023”.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…