8 Marsi, Hasani: Mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse janë Shqipëria

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot gratë dhe vajzat me anë të një video mesazhi në Ditën ndërkombëtare të Gruas


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot gratë dhe vajzat me anë të një video mesazhi në Ditën ndërkombëtare të Gruas

Hasani u shpreh se, “ne mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse gratë dhe vajzat janë Shqipëria! Sepse rritja e përfaqësimit të tyre ka qenë e mbetet fokusi i qeverisë shqiptare”.

“Sepse gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën në Shërbimin e Jashtëm dhe aktualisht drejtojnë përfaqësitë shqiptare kryesore në botë. Sepse, prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza”, theksoi ai.

“Sepse, në administratë publike mbi 60 për qind i pozicioneve të mesme e të larta drejtuese mbahen nga gratë; Në polici e Forcat e Armatosura përfaqësimi është gjithnjë e më cilësor. Sepse Shqipëria beson tek kjo çështje, tek të drejtat e grave e vajzave e mundësitë e barabarta”, u shpreh ministri Hasani.

“Sepse eksperienca na ka treguar, që sa më shumë hapësira të krijohen për gratë e vajzat, sa më shumë mundësi t’u jepen atyre, aq më e drejtë e më e mirë do të jetë shoqëria jonë. Sepse Shqipëria janë gratë dhe vajzat”, tha Hasani.

Video të ngjashme publikohen sot njëherësh nga Ministra të Jashtëm të 21 vendeve, me nismë të rrjetit për Politikë të Jashtme Feministe (FFP), ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Bashkëpunimi ushtarak, Vengu pret homologun sllovak

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Sllovakisë Robert Kalinak.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkëpunimi ushtarak, Vengu pret homologun sllovak

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Sllovakisë Robert Kalinak.