Mama dhe unë…

Mam, ndonëse nuk jam kaq luftarake si ty, por më shpirtërore si babi, ti na ke dhënë ngjyrat e forta


Nga Luela Myftari

Mama ime që më lindi mes tranzicionesh shoqërore, në fund të vitetve ’80, mes ëndrrave që vijnë me fëmijën në bark, por pa çati ku të mund të fusësh kokën.

Ti që durove aq shumë teksa më lije sa te njëra gjyshe te tjetra vitet e para të jetës sime, në fillim të 1990-ës. Ti që nga ambasada dole veç kur të thanë emrin tim, ti që m’i krihje flokët me era vajguri kur s’kishim shampo, por më dhurove një çantë të bukur e një tufë librash ditën e parë të shkollës.

Ti që rrihje miellin për të bërë bukë për tre fëmijë në vitet e mbrapshta të plumbave pasi kishe humbur gjithë kursimet në firmat piramidale. E rrihje miellin si të doje të godisje shoqërinë ku jetoje që po të sfidonte me gjithë plumbat qorrë që binin në kokat tona. Ti që kur isha 15 vjeç më the mos jem naive dhe pavarësisht forcës së dashurisë nuk duhet bërë kurrë kompromis me lirinë, se dashuria duhet të mësohet të mos cënojë lirinë, ti që sot vazhdon mbush tasat me ushqime që na bëjnë mirë, ti ma ke mbush shpirtin me përkushtim, forcë e liri.

Mama ime që akuzohet edhe sot për rregullin dhe ashpërsinë në shtëpi, ka mbajt themelet, jo të banesës por të shtëpisë. Ajo që më vjen në shtëpinë time sot dhe thotë që rrobat në tel për t’u tharë nuk janë vendosur bukur… apo të sjell peshoren për të të vënë në dijeni që ke shtuar peshë…dhe se duhet me e pa realitetin në sy për ta përmirësuar jetën dhe veten. Kërkuese për shkollën, për sjelljen, paraqitjen, brendinë, edhe sot.

Pak puthje në fëmijëri, se s’di si mund të ishe aq e pashpirt sa të më çoje në tre kurse njëherazi, apo të më vije një tufë librash për të lexuar me detyrim. Kur bëra 18 vjeç më regjistroi me pahir në kursin për të mësuar makinën. Unë njeriu i biçikletës. Dhuratë koti. Një kurs tjetër, mendova. Shumë pak puthje dikur, shumë tani që ta di gjithë përpjekjen, për të më bërë të zonjën kudo ku tëbmë hedhë jeta.
E ashpër dikur, e brishtë sot mama ime, të them se unë jetoj e lirë, me një njeri që më do pa tromaksur lirinë time, luftoj ende t’i bëjë ëndrrat e mia realitet pa u dorëzuar në asnjë dështim, se e di që po të dua të vij të mbështes kokën te ti, unë mund të qaj, por ti do më shash për një mijë e një arsye që do më bëjnë të harroj përse po qaj.

Se e di që do thuash: “Sa kohë, Zoti po na fal mendjen, duart, këmbët dhe sytë e zemrës në vend, ne duhet të ringrihemi. Gjërat mund të jenë më mirë nëse ngren kokën lart”. Mam, ndonëse nuk jam kaq luftarake si ty, por më shpirtërore si babi, ti na ke dhënë në këtë jetë ngjyrat e forta. Tani e di që je lulet dhe ngjyrat e gjithë botës për tre fëmijë dhe një burrë që të duan shumë. Gëzuar për çdo ditë, dëshirat e lutjet e tua u bëfshin realitet, se e di që edhe ato i ke për ne. Shpresoj të jemi këtej e tutje të katërt ne, të mirë aq sa lotët të jenë vetëm të gëzimeve! Të dua mam!

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…