Demokracia i përket patriotëve

Ligjvënësit dhe këshilltarët e politikës kineze përpiqen dhe punojnë për t’i kthyer pritshmëritë e njerëzve në realitet.


Nga Dr. Marsela Musabelliu

Mijëra ligjvënës dhe këshilltarë kinezë janë mbledhur në Pekin për Dy Sesionet vjetore. Kjo ngjarje jo vetëm që ofron një mundësi të rëndësishme për botën për të kuptuar demokracinë popullore të Kinës në mbarë procesin, por gjithashtu është edhe një dritare për të vëzhguar zhvillimin e vendit dhe për të kuptuar drejtimin e politikave të saj për vitin e ardhshëm. Muaji mars në Kinë shpalos për vendin dhe për botën se si ligjvënësit dhe këshilltarët e politikës kineze përpiqen dhe punojnë për t’i kthyer pritshmëritë e njerëzve në realitet.


Hapet sesioni i dytë i legjislaturës së 14-të të AKP-së, organ më i lartë ligjvënës në Kinë, 5 mars 2024 (Foto:VCG)

Peisazhi politik i Kinës është i veçantë dhe të kuptuarit e karakteristikave unike të tij kërkon një perspektivë të nuancuar që shkon përtej krahasimeve me modele ekzistuese. Me një histori mijëvjeçare, Kina ka zhvilluar një sistem qeverisjeje të rrënjosur në evolucionin e saj kulturor, social dhe politik. Sistemi i Kinës një kombinim i demokracisë zgjedhore dhe konsultative që përfshin zgjedhjet, konsultimet, vendimmarrjen dhe mbikëqyrjen, duke mbuluar të gjitha aspektet e jetës së më shumë se 1.4 miliard njerëzve.

Demokracia nuk është një koncept monolit

Është e rëndësishme të pranohet se demokracia nuk është një koncept monolit dhe mund të shfaqet në forma të ndryshme në varësi të faktorëve historikë, kulturorë dhe socialë të një vendi. Ajo që funksionon për një vend mund të mos funksionojë domosdoshmërisht për një tjetër. Si i tillë, respektimi i rrugëve të zgjedhura nga një komb dhe lejimi i modeleve të ndryshme të qeverisjes është thelbësor në promovimin e parimeve demokratike, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nuk është e drejtë apo produktive të imponohen kritere të orientuara nga një vend në tjetrin, sidomos ato me kontekste të ndryshme kulturore dhe historike. Në vend të kësaj, nxitja e dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet sistemeve të ndryshme mund të çojë në respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë në ndjekjen e idealeve demokratike.

Vlen të theksohet se diskutimet dhe debatet e vazhdueshme rreth demokracisë, si brenda dhe ndërmjet vendeve, kontribuojnë në evoluimin e sistemeve politike. Duke respektuar dallimet e njëri-tjetrit, mund të ketë mundësi të vlefshme që vendet të mësojnë nga përvojat e tyre dhe të ndajnë njohuri mbi qeverisjen efektive, pjesëmarrjen e qytetarëve në proces dhe adresimin e sfidave. Njohja e natyrës shumëplanëshe të demokracisë kërkon një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj qeverisjes, duke pranuar se kontekste të ndryshme mund të kërkojnë qasje të ndryshme për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e popullatës së tyre. Dhe mbi të gjitha në termin “eksportim i demokracisë” ka shumë hendek midis realitetit dhe reklamimit. Shumë vende nëpër botë e kanë vuajtur në kurriz të shoqërive të tyre se demokracia as nuk mund të injektohet, as të implantohet, ajo duhet të jetë organike e terrenit ku do të lulëzojë.


Përfaqësuese femërore në dy sesione, 8 mars 2024, Pekin(Foto:VCG )

Në shërbim të njerëzve dhe për njerëzit

Koncepti i demokracisë ndryshon shumë midis kulturave dhe kombeve të ndryshme, dhe është e rëndësishme të pranohen dhe respektohen këto dallime në vend që të aplikohet një qasje e vetme që “i përshtatet të gjithëve”. Kur krahasojmë demokracinë perëndimore dhe kineze, është thelbësore të njihen kontekstet vendase që e formojnë sistemin. Disa vende kanë prioritet “individualen” dhe disa të tjera “kolektiven”, nuk mund të krahasohen, duhet të studiohen specifikisht dhe sipas kontekstit.

Idealet dhe vlerat për shembull, në perëndim theksojnë të drejtat individuale, liritë dhe shtetin e së drejtës, duke i dhënë vlerë të lartë pluralizmit, duke lejuar që zëra dhe opinione të ndryshme të dëgjohen dhe të ballafaqohen. Në Kinë sistemi politik dhe diskursi publik thekson mirëqenien kolektive dhe stabilitetin social. Ai vendos një theks të fortë tek uniteti dhe harmonia, shpesh duke i dhënë përparësi interesave të kombit dhe shoqërisë në tërësi.

Është pranuar tashmë botërisht se sistemi i qeverisjes së Kinës kontribuon në stabilitetin, zhvillimin dhe angazhimin global të vendit, pasi lejon planifikimin afatgjatë dhe vazhdimësinë e politikave. Aftësia për të zbatuar politika të qëndrueshme për periudha të gjata ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve ambicioze të zhvillimit kombëtar. Ky stabilitet ka qenë vendimtar në ekzekutimin e projekteve të infrastrukturës në shkallë të gjerë, përparimeve teknologjike dhe programeve sociale, duke nxitur një mjedis të favorshëm për përparimin ekonomik dhe shoqëror. Për shembull, fushatat e synuara të Kinës për zbutjen e varfërisë kanë qenë shumë efektive në adresimin e pabarazive rajonale. Duke zbatuar strategji gjithëpërfshirëse, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, arsimin dhe iniciativat e kujdesit shëndetësor, qeveria ka ulur me sukses normat e varfërisë, veçanërisht në zonat rurale. Kjo qasje pasqyron një përkushtim për zhvillim gjithëpërfshirës dhe për të siguruar që përfitimet e rritjes ekonomike të arrijnë të gjitha segmentet e shoqërisë.


Deputetë(përfaqësues të AKP-së) nga provinca Zhejiang diskutojnë për raportin e punës së qeverisë (Foto:VCG)

Demokracia popullore në mbarë procesin

Shprehja “Demokracia popullore në mbarë procesin” nënkupton natyrën gjithëpërfshirëse të demokracisë, ku legjitimiteti i establishmentit politik buron drejtpërdrejt nga qytetarët që ajo qeveris. Kjo përfshin angazhimin aktiv në diskursin publik, iniciativat e komunitetit dhe avokimin për ndryshime sociale dhe politike. Në një demokraci të vërtetë, qeveria është një pasqyrim i vullnetit dhe vlerave kolektive të njerëzve të saj, duke siguruar që politikat dhe vendimet të përputhen me nevojat dhe aspiratat në zhvillim të shoqërisë më të gjerë.

Nocioni mbizotërues globalisht është se Kina dhe demokracia janë në thelb të papajtueshme. Megjithatë, ky rrëfim shpesh largohet nga realiteti, pjesërisht për shkak të lenteve ekskluzive përmes së cilës shihet në mënyrë atipike demokracia – e ndikuar shumë nga standardet dhe karakteristikat perëndimore.

Në shumë vende të mësuara me klimë antagoniste politike, koncepti i demokracisë konsultative socialiste, siç praktikohet në Kinë, mund të duket jo i zakonshëm. Megjithatë, marrëdhënia shtet-shoqëri e Kinës ndryshon dukshëm nga ajo e vendeve të tjera. Në Kinë shteti ka kërkuar dhe ka arritur legjitimitet, autoritet dhe miratim të jashtëzakonshëm publik, duke pasur parasysh rolin e tij të veçantë si përfaqësues, mishërim dhe kujdestar i kombit dhe është përgjegjës për reagimin ndaj ndryshimit dhe dinamikës së shoqërisë. Angazhimi për të mirën kolektive është ajo çka e bën një qeverisje demokratike, duke theksuar se pushteti që i është dhënë qeverisë është një mjet për të ngritur mirëqenien e njerëzve të cilëve u shërben.


Banorët e fshatit votojnë për përfaqësuesin e Asmblesë Popullore të nivelit të lokalitetit vendor, konte Congjiang, provincë Guizhou, 9 nëntor 2021 (Foto:VCG)

Së fundmi, Ndërsa lundrojmë në kompleksitetin e botës moderne, ka disa nocione që i kapërcejnë kontekstet historikë dhe bëhen filozofi udhëheqëse për shoqëritë në mbarë botën. Por teoria dhe praktika janë dy gjëra të ndryshme, nëse ka teatër politik dhe jo punë kemi të bëjmë me dogmatizëm, nesë ka fjalë dhe jo vepra kemi të bëjmë me interesa vetjake dhe jo popullore.

Në Kinë, qeverisja ka si qëllimin përfundimtar të demokracisë t’i shërbejë të mirës së përbashkët dhe të punojë për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve që ajo përfaqëson. Politikat, ligjet dhe institucionet janë krijuar dhe do të vazhdojnë të jenë në këmbë, për të rritur mirëqenien e të gjithë shoqërisë, duke promovuar drejtësinë, barazinë dhe mbrojtjen e çdo qytetari.

Zakonisht një lidership që do vendin dhe aplikon demokracinë e vërtetë është i veshur me petkun e patriotizmit….dhe nuk ka patriot më të madh se ai që i jep mirëqënie dhe progres vendit të tij!

Burimi: CRI.CN

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…