Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Kingji, takim me ekipin e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Arben Kingji zhvilloi sot një takim me ekipin e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit pjesëmarrës në aktivitetin “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Kingji bëri të ditur se në takim u diskutua mbi implementimin e politikave të barazisë gjinore në të gjitha aspektet e operacioneve dhe veprimtarive të FARSH, konform Planit Kombëtar Strategjik të Veprimit për Barazinë Gjinore, Rezolutës të Kombeve të Bashkuara dhe standardeve e rregulloreve të NATO-s.
Ai theksoi se “Forcat e Armatosura kanë bërë një progres të ndjeshëm në këtë drejtim, duke nisur që nga përmirësimi i rregulloreve të rekrutimit, promovimi i lidershipit të grave në hierarkinë ushtarake, heqja e kufizimeve në pozicione specifike, si dhe në rritjen e pjesëmarrjes në misione, trajnime dhe stërvitje brenda dhe jashtë vendit”.