8 Marsi, Peleshi uron gratë dhe vajzat ushtarake: Përkushtimi për mbrojtjen e vendit, i pazëvendësueshëm
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi sot gratë dhe vajzat ushtarake me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi sot gratë dhe vajzat ushtarake me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të gjitha gratë ushtarake”, u shpreh Peleshi.
“Përkushtimi dhe sakrifica juaj për familjen dhe mbrojtjen e vendit mbetet i pazëvendësueshëm”, theksoi Peleshi.
Dita Ndërkombëtare e Gruas u shpall e tillë në kujtim të ngjarjes së 8 marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosën që 8 marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.