Legjislatura e lartë premton garanci ligjore për modernizimin kinez

Sesioni i dytë i legjislaturës së 14-të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës mbajti të premten
paradite në Pekin mbledhjen e vet dytë plenare


Sesioni i dytë i legjislaturës së 14-të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës mbajti të premten
paradite në Pekin mbledhjen e vet dytë plenare, gjatë së cilës u dëgjuan raportet e punës të
Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, të Gjykatës së Lartë Popullore, si
edhe të Prokurorisë së Lartë Popullore.


Sesioni i dytë i legjislaturës së 14-të AKP-së, 8 mars 2024, Pekin(Foto:Xinhua)

Liderë shtetërorë si Xi Jinping, Li Qiang, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang, Li Xi, Han
Zheng etj. morën pjesë në mbledhjen.

Zhao Leji, në raportin e punës të Komitetit të Përhershëm të AKP-së(organ më i lartë ligjvënës) të
drejtuar nga ai, u zotua të forcojë zbatimin e Kushtetutës dhe mbikëqyrjen e shkeljes së
Kushtetutës në vitin e ardhshëm, duke ngritur nivelin e punës legjislative për të ofruar garanci
ligjore për nxitjen e gjithanshme të rilindjes kombëtare përmes modernizimit kinez.

Sipas tij, Komiteti i Përhershëm i AKP-së do të përpilojë një projekt-ligj të mjedisit për shqyrtim,
do të formulojë ligje për stabilizimin financiar dhe promovimin e sektorit së ekonomisë private, në
mënyrë të përshpejtojë krijimin e një modeli të ri zhvillimi dhe thellimin e reformës së
gjithanshme.


Deputetët dëgjojnë raportet e punës (Foto:Xinhua)

Me fokus në përmirësimin e mirëqenies publike, dhe sigurisë, qëndrueshmërisë e harmonisë
sociale, organi më i lartë legjislativ do të formulojë ligje që janë përkatësisht për zbatimin e
detyrueshëm të gjykimeve civile dhe për dhënien e ndihmës sociale.

Gjithashtu, AKP-ja do të formulojë një ligj tarifor, të rishikojë Ligjin për Shëndetësi dhe
Karantinën Kufitare dhe Ligjin Kundër Pastrimit të Parave, në një përpjekje për të forcuar
legjislacionin në fushat që përfshijnë punët e jashtme dhe për të zhvilluar një sistem ligjesh që
zbatohen jashtë vendit, do të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimi me parlamentet e vendeve të
tjera.

Sipas raportit, vitin e kaluar, Komiteti i Përhershëm i AKP-së diskutoi 34 çështje legjislacioni dhe
miratoi 21 prej tyre.

Legjislacioni lidhur me ekonominë dhe mirëqenien e njerëzve është forcuar, vuri në dukje Zhao,
duke bërë të ditur se AKP-ja ka rishikuar plotësisht “Ligjin e kompanive” për të përmirësuar
sistemin modern korporativ me karakteristika kineze, ka formuluar një ligj për mjedisin pa pengesa për të krijuar sistemet e rregulloret e duhura për ndërtimin e strukturave pa pengesa dhe ka lehtësuar zgjidhjen e vështirësive dhe të problemeve më të ngutshme që ndeshin të moshuaritdhe njerëzit me aftësi të kufizuara.


Deputetët dëgjojnë raportet e punës (Foto:Xinhua)

Ai tha po ashtu se Komiteti i Përhershëm i AKP-së përmirësoi kuadrin ligjor për mbrojtjen e mjedisit, duke vënë në dukje se është hartuar një ligj mbi ruajtjen ekologjike të rrafshnaltës Qinghai-Xizang dhe është rishikuar “Ligji për mbrojtjen e mjedisit detar.

Duke përmirësuar legjislacionin për të mbrojtur sigurinë kombëtare, organi më i lartë ligjvënës
formuloi një ligj të sigurisë ushqimore dhe bëri rishikimin e “Ligjit kundër spiunazhit”, duke konsoliduar themelet ligjore për përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe duke ofruar më shumë mjete ligjore për luftën kundër infiltrimit, subversionit dhe vjedhjes së sekreteve, tha ai.

Komiteti i Përhershëm i AKP-së gjithashtu futi në fuqi ligjin e marrëdhënieve të jashtme dhe
rishikoi “Kodin e procedurës civile” për të promovuar zhvillimin e një mjedisi biznesi të orientuar nga tregu e të mbështetur në ligj, në përputhje me standardet ndërkombëtare, shtoi Zhao.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.