113 vjet më parë botohej në Sofje gazeta “Liri e Shqipërisë”
Kjo gazetë ishte një e përjavshme me karakter politik, shoqëror dhe kulturor.
Si sot, më 10 mars 1911, u botua në Sofje gazeta “Liri e Shqipërisë”.
Kjo gazetë ishte një e përjavshme me karakter politik, shoqëror dhe kulturor.
Gazeta u drejtua nga botuesi Kristo Luarasi. Ai trajtoi me interes të veçantë lëvizjen patriotike dhe çlirimtare në Shqipëri dhe kolonitë e mërgimtarëve shqiptarë gjatë viteve 1911-1912, duke dhënë një kontribut të madh në jehonën e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik.
Bashkëlidhur, publikimi i Luigj Gurakuqit në faqet e gazetës “Liri e Shqipërisë”.
(ATSH)