INSTAT: Çmimet e prodhimit të mallrave shënuan rritje me 3.1 %

Çmimet e prodhimit në tremujorin e katërt të vitit 2023 shënuan rritje me 3.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.


Çmimet e prodhimit në tremujorin e katërt të vitit 2023 shënuan rritje me 3.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, një vit më parë ky ndryshim ishte 21.4 %. Ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë, indeksi i çmimeve të prodhimit shënoi rritje me 0.3 %.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se krahasuar me tremujorin e katërt 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 7.5 % vërehet në seksionin “energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet, “industri nxjerrëse”, me 4.5 %, “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1.7 % dhe “industri përpunuese” me 1.5 %.

Brenda seksionit “industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “përpunimi i produkteve ushqimore” me 5.8 %, pasuar nga aktivitetet “prodhimi i pijeve” me 4.5 %, “prodhimi i produkteve të duhanit” me 4.4 %, “prodhimi i mobiljeve” me 3.4 %, “prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 3.3 %, etj.

Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “përpunimi i tekstileve” me 4.7 %, pasuar nga “prodhimi i pajisjeve elektrike” me 3.3 %, “përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3.2 %, dhe “prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1.5 %, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022,shënoi rritje me 4.2 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 11 %, pasuar nga seksionet “industri nxjerrëse” me 6.4 %, “industria Përpunuese” me 1.9 % dhe “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.2 %.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…