“Chega” fiton zgjedhjet parlamentare në Portugali
Socialistët në Portugali janë rrëzuar pas tetë vjetësh në pushtet
Socialistët në Portugali janë rrëzuar pas tetë vjetësh në pushtet, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Chega (Mjaft) arriti të merrte një mbështetje më të madhe në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Aleanca Demokratike (AD) e qendrës së djathtë mori 29,5% të votave, duke mundur ngushtë Partinë Socialiste (PS) të qendrës së majtë me 28,7%, ndërsa më shumë se 99% e votave u numëruan sot në mëngjes.
Partia 5-vjeçare “Chega”, e udhëhequr nga ish-eksperti sportiv, André Ventura pati një rritje të votave në rreth 18% krahasuar me 7% në 2022.
Partia do të rrisë praninë e saj në parlamentin kombëtar me 230 vende në Lisbonë nga 12 në 46. Aleanca Demokratike do të ketë të paktën 79 vende ndërsa socialistët 77.