Sako: Konsolidim i të ardhurave vendore, më shumë investime për qytetarët

Kryetarja e bashkisë së Durrësit: vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të pagesës së taksave


Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, u shpreh se sot se mbledhja e të ardhurave vendore ka ardhur në rritje dhe kjo është reflektuar në më shumë investime në vepra publike për qytetarët.

Duke folur në emisionin “Top Story”, Sako u shpreh se vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të pagesës së taksave. Por, sipas saj, sfida e bashkisë së Durrësit është mbledhja e taksave, kjo pasi nuk është në kulturën e qytetarëve.

“Ne kemi në bashki sektorin e projekteve dhe kemi aplikuar në disa projekte dhe kemi arritur të marrim financim që jo detyrimisht kthehen në përfitime. Ka pasur projekte edhe për rritjen e kapaciteteve. Gjithashtu kemi pasur projekte për gjetjet arkeologjike”, u shpreh Sako.

Ajo tha se, sfidë mbetet mbledhja e taksave vendore dhe kjo jo vetëm për bashkinë e Durrësit.

“Nuk arrihet të zgjidhet puna me mjete ndëshkimi, duam të rrisim sensibilitetin. Kemi pasur rritje në 2022 kemi pasur 73%, në vitin 2023 ka qenë 83%. Kërkesat kanë qenë në rritje, qytetarët kërkojnë rritje të investimeve. Në qoftë se para pesë vitesh mendonim për rikonstruktimin e shkollave, sot po mendojmë të shtojmë ambientet sportive”, tha Emiriana Sako.

(Marrë nga ATSH)

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.