Ambasada e Italisë: Mirëpresim lajmin për rikthimin e një klime konstruktive në Parlament
Ambasada italiane mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal të Parlamentit.
Ambasada e Italisë në Tiranë përshëndeti sot rikthimin e funksionimit normal të Parlamentit.
Me anë të një reagimi ambasada italiane mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal të Parlamentit.
“Parlamenti është shtëpia e demokracisë, është vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati, edhe në mënyrë të ashpër, por në përputhje të plotë me rregullat dhe në interes të vendit dhe qytetarëve”, thekson ambasada e Italisë.
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve i ka dhënë fund qëndrimit bllokues të opozitës në seancat plenare dhe komisionet parlamentare duke arritur dakordësi për vijimin e punës me ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.