“Ukraina: një krim lufte”, Baton Haxhiu dhe Anila Hoxha tregojnë përjetimet e tyre
Në COD u zhvillua në moderimin e Iva Kalemit, një bashkëbisedim me dy gazetarët e njohur.
Në kuadër të ekspozitës “UKRAINA: NJË KRIM LUFTE”, që përkon në dyvjetorin e nisjes së agresionit rus mbi Ukrainë, dje në mjediset COD u zhvillua në moderimi e Iva Kalemit, një bashkëbisedim me dy prej gazetarëve që kanë shkelur tokën ukrainase në momentet më të vështira të këtij populli sot, Baton Haxhiu dhe Anila Hoxha.
Të pranishmit dëgjuan dëshmitë personale të përjetuara në terrenin e egër të luftës mes orëve të ankthit dhe sirenave që lajmëronin nisjen e një tjetër dyluftimi.
***
POSTIMI I COD
#ExpoCOD | UKRAINA TALK
Në kuadër të ekspozitës “UKRAINA: NJË KRIM LUFTE”, që përkon në dy vjetorin e nisjes së agresionit rus mbi Ukrainë, në mjediset #COD patëm kënaqësinë e një bashkëbisedimi me dy prej gazetarëve që kanë shkelur tokën ukrainase në momentet më të vështira të këtij populli sot.
Në moderimin e gazetares Iva Kalemi dhe të ftuarve Baton Haxhiu dhe Anila Hoxha, të pranishmit kanë dëgjuar dëshmitë personale të përjetuara në terrenin e egër të luftës mes orëve të ankthit dhe sirenave që lajmëronin nisjen e një tjetër dyluftimi.
Reporterëve nga e gjithë bota iu bashkuan edhe nga Shqipëria, duke na ofruar imazhe nga vatra e nxehtë që ka shkaktuar dhe vijon të shkaktojë viktima, të plagosur, shkatërrime, emigrime e shumë frikë.
Për gazetaren Hoxha, kush shkon në luftë nuk kthehet më ai që ka qenë. Ndërsa për gazetarin dhe analistin Haxhiu, lufta duket sikur është larg, por nuk e keni idenë se sa shpejt vjen afër nesh. Empatia e njerëzve që e kanë përjetuar luften, kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme për ta rrëfyer.
#UkrainaTalk #UkrainaAWarCrim
#FotoEvidence FotoEvidence #OSFWB
#centreforopennessanddialogue
#Albania #PrimeMinistersOffice
Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine