Zgjerimi i tregut, AIDA mbështetje kompanive daneze
Drejtoresha ekzekutive Laura Plaku (Saro), zhvilloi një takim me kryetarin e Këshillit të Tregtisë së Danimarkës për Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën, Zarko Masanovic.
Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve të Huaja (AIDA), Laura Plaku (Saro), zhvilloi një takim kortezie me kryetarin e Këshillit të Tregtisë së Danimarkës për Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën, Zarko Masanovic.
Gjatë takimit u diskutua mbi prezencën e kompanive daneze në vendin tonë si dhe sektorët që ata operojnë.
Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mbështetje të kompanive daneze që dëshirojnë të zgjerohen dhe gjejnë partnerë tregtarë në tregun shqiptar.
Pesha specifike e eksporteve shqiptare drejt Danimarkës gjatë vitit 2023 shënoi rritje me 0.2 %. Në total eksportet drejt Danimarkës në sasi llogariten 418 tonë, ndërsa në vlerë 688 milionë lekë.
(ATSH(