Gonzato: Studentët, kontributorë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian zhvilloi me studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
E ardhmja e Shqipërisë, vendi i saj në BE, sfidat me të cilat përballen dhe shpresat e tyre – këto ishin në qendër të diskutimit që ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Silvio Gonzato, zhvilloi me studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
I befasuar vërtetë shumë nga kurioziteti i madh që kishin për çështjet e jashtme dhe diplomacinë, ambasadori Gonzato i këshilloi studentët që të ndjekin pasionin e tyre për diplomacinë dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi të mirë që iu jepet.
“Me mbështetjen e plotë të BE-së, janë ata që mund të kontribuojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të kenë një ndikim vërtetë domethënës”, tha ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.